TEKSTESHQIP
Black Moon - Ëndërr
Black Moon
Ëndërr

Për muzikën e këngës ka punuar si kompozitor Sokol Keci, për fjalët e këngës janë zgjedhur vargjet e shkruara nga Marenglen Kosova, ndërsa okestracionin e kryen Dorian Gjoni & Sokol Keci.

Teksti :: Song Lyrics

Ëndërr ç'ke
Pse më tremb ti këtë natë
Vegimin e saj ma shfaq ti si djall
Ajo engjëll ishte për mua
Sytë e saj s'janë sytë e tu
Pra largohu vegim i shëmtuar
Zëra, klithma më bëjnë të psherëtij
O lermë ti në këtë natë.

Parajsa e di
Nuk është ku je ti
O Zot ma more
S'di ku ta kërkoj
Jeten s'e dua
Ajo kur t'më mungojë
Por në një çast je dhe ti
Je si një lot në shpirtin tim
Do vijë një ditë
Atje lart do të takoj, shpresoj
Shpresoj...

Komente 0