Bleona Miftari Poezi
Bleona Miftari

Nga Deti Un Vi

Duke shkelur nëpër guaca të detit
Duke shkelur nëpër guaca të detit
ndjeva ditën e sotme, të celë
nëpër trupin tim, si një gjethe dafine...

Fëshfërinte e gjelbër.... e gjelbër.

Dhe mendova:
nesër,
këto gurëza do t'i shoh ndryshe,
këto brigje të kohës së bardhë;
nesër,
fjoll' e dridhshme, inkandeshente
e orbitave, që sapo feksën
nëpër qiej të virgjër të njerëzve,
do të lidhë ditët e mia,
porsi sot... edhe pakëz më ndryshe;
nesër,
dashurinë që drejt meje po vjen,
do ta puthë në buzë, në ballë;
nëpër zëra të flokëve të saj
gishtërinjtë do përshkoj, do t'i them:
hyrë tek unë, pa frikë se një ditë
mund të vdesën (si të tjerat?) edhe ti.
Dhe e vdekur atje, dashuri,
përjetësisht do të mbetesh e gjallë;
nesër,
ndryshe pyetjen e jetës: "Cili je?"
do dëgjoj edhe ndryshe pastaj
zërin tim: Unë jam...
Duke shkelur nëpër guaca të detit
ndjeva ditën e sotme, të celë
nëpër trupin tim, si një gjethe dafine.

- Poezi nga Bleona Miftari



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0