>
BIOSHQIP
Biografia
Fillimisht hapat e pare te saj kane qene qe ne femijeri neper aktivitetet e pakta shkollore, me pas ne Teatrin “Skampa” te Elbasanit ka realizuar spektaklet e para live me kovera te ndryshem. Pjesemarrese ne nje sere festivalesh ne Shqiperi dhe Kosove.

Në Prill 2005, Blerina Matraku merr pjesë në Top Fest 2 me këngën "Je Ti".

Në vitin 2007, këndon në kolonën zanore të filmit “Përdhunimi”.

Në Nëntor 2007, Blerina Matraku merr pjesë në Kënga Magjike 2007 me këngën "U Tha".

Në Nëntor 2009, Blerina Matraku merr pjesë në Kënga Magjike 2009 me këngën "I'm Not A Puppet".

Në Nëntor 2010, Blerina Matraku merr pjesë në Kënga Magjike 2010 me këngën "Zemra Ime S'me Degjoi".

Në Dhjetor 2010, Blerina Matraku merr pjesë në Nota Fest 2010 me këngën "Njëherë Në Jetë".

Më datë 10 Qershor 2011, Blerina Matraku publikon videoklipin "Si Guxonte". Me këtë këngë, Blerina Matraku merr pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 11 në vitin 2012.

Në Nëntor 2011, Blerina Matraku merr pjesë në Kënga Magjike 2011 me këngën "Laja Laja".

Në Maj 2012, Blerina Matraku merr pjesë në Top Fest 9 me këngën "Me Mungon", e cila i dedikohet dashurise se pamundur te nje vajze, per te dashurin e saj, dashuri e cila vazhdimisht jetohet, jetohet deri ne limitet e se pamundures.

Më datë 17 Janar 2015, Blerina Matraku publikon videoklipin "Paris". Me këtë këngë, Blerina Matraku merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 14 në vitin 2015.

Më datë 26 Tetor 2016, Blerina Matraku publikon videoklipin "Do Te Behem Djale".

Më datë 14 Gusht 2017, Blerina Matraku publikon videoklipin "Zemrat Nje Here Falen", në bashkëpunim me Klajdi Musabelliu.

Më datë 20 Tetor 2017, Blerina Matraku publikon videoklipin "Ku E Le Dashnin".

Më datë 23 Maj 2018, KMC publikon videoklipin "Na Na Na", në bashkëpunim me Blerina Matraku. Muzika e këngës u punua nga Gramoz Kozeli, teksti u shkrua nga Filloreta Raçi (Fifi). Videoklipi u prodhua nga MAX Production.

Më datë 20 Korrik 2019, Blerina Matraku publikon videoklipin "Unaza". Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Irkenc Hyka.

Më datë 31 Dhjetor 2019, Blerina Matraku publikon videoklipin "Pipzat". Muzika e këngës u punua nga Ervin Gonxhi, ndërsa teksti u shkrua nga Vojsava Alia.

Më datë 23 Mars 2020, Minus publikon videoklipin "Ma Bella", në bashkëpunim me Blerina Matrakun. Teksti i këngës u shkrua nga Minus & Gent Fatali. Videoklipi u prodhua nga Fullmoon Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Apollo.