TEKSTESHQIP
Biografia
Blerina Rogova Gaxha (1982) poete, eseiste, gazetare dhe studiuese e letërsisë. Ka botuar tre libra me poezi: Gorgonë 2009, Kate 2013 dhe Ajo vjen nga Lindja 2016, si dhe studimin Format e prozës së Kadaresë 2015. Ka fituar çmimin ndërkombëtar për letërsinë “Crystal Vilenica Award 2015” në Slloveni, në njërin nga festivalet më të rëndësishme të letërsisë në Evropën Qendrore dhe çmimin kombëtar Mitingu i Poezisë për librin më të mirë të vitit 2010. Autorja ka pasur prezantime të shumta në Evropë, ndërkaq poezitë dhe esetë i janë botuar në antologji dhe revista me renome në gjuhën gjermane, angleze, frënge, greke, sllovene, kroate, rumune, turke, serbe dhe ukrainase. Punon asistente në Degën e Letërsisë shqipe në Universitetin e Gjakovës. Është anëtare e PEN Qendrës së Kosovës.
Komente 0