Biografia
Sot, Blerina numëron një eksperiencë mbi 20 vjeçare në median televizive si moderatore, autore, kryeredaktore, gazetare, nën logot e televizioneve RTSH, Top Channel, Klan, ABC News, etj. Rikthimi në mikrofonin e radios është për Blerinën një premtim i mbajtur dhe në të njëjtën kohë, një aventurë e re.
Ushqimi i preferuar është letërsia. Nuk di të këndojë dhe ky është pengu i madh i Blerinës, por ama kërcen shumë bukur, po sa keq që në radio nuk duket…