TEKSTESHQIP
Biografia
Blerona Bytyci, një emër i veçantë i botës së muzikës. Coverat nga këngët më të njohura të zhanreve të ndryshme në Kosovë dhe Shqipëri janë pikëorientimi i shumë këngëtarëve të rinj, por këtë këngëtarja Blerona Bytyci e realizon për hobi, sepse ajo tashmë ka edhe këngë autoriale të lansuara në youtube.

Kënga "Po vijnë çikat" me ritmet atmosferike, është pëlqyer nga audienca dhe ka më tepër se gjysmë milioni klikime për më pak se 5 muaj nga lansimi. Po ashtu në mars të këtij viti ka publikuar një cover të titulluar "Ani, ani" nga këngëtari Ramdan Krasniqi, ku kjo baladë ka rezultuar e suksesshme për shijen e publikut.

Mes këngëve të reja dhe atyre remake në versione të ndryshme, Blerona kohë më parë talentin e saj e ka shpërndarë edhe në projekte tjera si: këndime live me këngëtarët e tjerë të njohur të estradës dhe këngë kanagjegjesh, ku me këtë të fundit Blerona ka fituar famë të madhe, këtë e dëshmojnë ftesat e shumta nga vajzat që organizojnë natën e Kanës, si një traditë e vjetër e martesave shqiptare.

E për këtë Blerona është shumë falënderuese ndaj vajzave që e përzgjedhin për ditën e tyre më të veçantë të jetës. "Jam e lumtur që vajzat e reja e ruajnë traditën dhe më përzgjedhin për të kënduar në natën e kanës. Përpos që kënaqem gjatë kësaj ceremonie po ashtu përjetoj edhe momente të sikletshme që i shkakton përcjellja e vajzës që martohet. Gjithsesi, jam tejet falënderuese për punën që e bëj dhe gjatë gjithë kohës jam në hulumtim për tekstet e vjetra të këngëve për martesa", theksoi Blerona.

Ajo ka premtuar projekte të reja që do i lansojë për adhuruesit e saj, duke sjellë risi të shumta në muzikë dhe eksplorime në zhanre të ndryshme.