TEKSTESHQIP
Blerta Ahmeti - E Mjera Dashuri
Blerta Ahmeti
E Mjera Dashuri

Është për tu duartrokitur fakti që projekti finalizohet tek shikuesit i plotësuar këndshëm edhe me videoklip muzikor, të cilin e përgatiti Mendi. Ky videoklip u publikua më 13 Shkurt 2024. Kompozitor është Alban Arifi, ndërsa për arranzhimin është kujdesur Ramadan Selimi.
Teksti :: Song Lyrics
Jeta prapë vazhdoi,
kujtimet më vijnë pas
kjo dashuria jonë mbaroi
Me ty më nuk flas.

Oh, shihemi shumë rallë,
shkëmbejmë nga një shikim.
Se ti kam bo hallall
ishe shpirti im.

Se jeta prapë vazhdoi,
kujtimet më vijnë pas
kjo dashuria jonë mbaroi,
o me te, un nuk flas.

Se shihemi shumë rallë
shkëmbejmë nga një shikim,
se ti kam bo hallall,
ke qënë shpirti im.

Aty në shtratin tonë të vjetër
unë do ta ndaj me dikë tjetër.
Por imazhi jot tek mua
shpesh më shfaqet dhe pse s'dua.

Në kët' shtrat më puthje mua,
Dëshmitar shtrati do mbes'
O më ka thënë shumë herë të dua,
dashuria kurrë nuk vdes.

Çdo gjë sikur lind,
edhe do të vdes
oh e mirë dashuria, shokë
në zemër do t'mbes

Se po ta djeg në flakë, Shpëtim,
shtratin ta boj hi,
se ndoshta s'i ka hak
e mjera dashuri.

Aty në shtratin tonë të vjetër
unë do ta ndaj me dikë tjetër.
Por imazhi jot tek mua
shpesh më shfaqet dhe pse s'dua.

Në kët' shtrat më puthje mua,
Dëshmitar shtrati do mbes'
O më ka thënë shumë herë të dua,
dashuria kurrë nuk vdes.

VIDEOKLIPE

Komente 0