>
BIOSHQIP
Biografia
Bleta njihet per zërin e saj unik dhe të ëmbël, por edhe për stilin dhe vijat trupore. Karrierën e filloi me këngën e saj të parë "Harro".

Më datë 11 Korrik 2016, Bleta Brovina publikon videoklipin "Sa Najs". Teksti u shkrua nga 2Ton. Videoklipi u prodhua nga Entermedia.

Më datë 18 Dhjetor 2016, Bleta publikon videoklipin "Shume Lehte". Teksti u shkrua nga Vig Poppa.

Më datë 1 Prill 2017, Bleta publikon videoklipin "Ti Kom Fal". Muzika e këngës u punua nga Shkumbin Nebihu, teksti u shkrua nga 2Ton.

Më datë 19 Korrik 2017, Bleta publikon videoklipin "Ikim", në bashkëpunim me Mc Kresha. Teksti u shkrua nga BimBimma.

Më datë 5 Nëntor 2017, Bleta publikon videoklipin "Luje". Videoklipi u prodhua nga Imagine Films. Producent ishte "Diez Production". Teksti ishte shkruar nga vetë artistja në fjalë dhe Genc. Kurse videoklipi plot stil e ëmbëlsi nga "Imagine Films".

Më datë 11 Mars 2018, Bleta publikon videoklipin "Per Ty". Kënga bën fjalë për një histori të dashurisë, e cila kishte përfunduar tash e sa kohë. Tekstin e këngës e ka shkruar Imperi Alb ndërsa për videon është kujdesur Askjack.

Më datë 24 Tetor 2018, Bleta publikon videoklipin "Fotot E Mia". Muzika e këngës u punua nga Nurteel, Shkumbin Nebihu, teksti u shkrua nga Nurteel, Bleta Brovina.

Më datë 23 Janar 2019, Bleta Brovina publikon videoklipin "4" dhe është kujdesur vetë për muzikën dhe tekstin e këngës.