TEKSTESHQIP
Biografia
Ajo është e njohur jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, në trevat shqipfolëse e në gjithë Ballkanin. Ajo është fituese e shumë çmimeve, madje është shpërbyler me vendin e parë si përfaqësuese e Kosovës në Festivalin mbarëkombëtar shqiptar në Shqipëri, ku kanë marrë pjesë fëmijë nga i gjithë Ballkani dhe ka arritur të zërë vendin e parë. Blinera për vite me radhë është shpallur fituese e festivaleve me vendin e parë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Maqedoni, Mal të Zi e deri në Bullgari. Ajo ka shumë këngë të realizuara, duete, videoklipe e shumë suksese të tjera me kompozitorë të ndryshëm. Blinera është drejtuese e një emisioni të drejtëpërdrejtë për fëmijë Top-Hop Hiti, në RTV 21 që trasmetohet çdo ditë nga ora 11:30 deri në 12:00. Po ashtu, Blinera është edhe aktore. Ajo ka luajtur role në filma (si "Nëna" etj.) dhe ka marrë pjesë nëpër shfaqje teatrale.
Komente 11