Boyat është një duo shqiptare, e përbërë nga dy vëllezërit Berat dhe Blerim Cimili. Përveç këndimit, dueti prodhon dhe kompozon muzikë. Vëllezërit Cimili janë me origjinë nga Kosova, dhe vijnë nga një familje muzikantësh. Ata kanë kënduar dhe performuar gjatë gjithë jetës së tyre. Grupi u formua në vitin 2016 dhe nënshkruan kontrate me Tasoi Records, etiketë e bashkë-themeluar nga reperi Mikael Gabriel dhe Universal Music Finland. Debutimi Single, "Tänään mä meen", u lëshua në vitin 2016.