TEKSTESHQIP
Biografia
Brahim Avdyli, i rritur në Morinë të Malësisë së Gjakovës, një vend me tradita kulturore dhe kombëtare. I takon plejadës së krijuesve të fundviteve shatëdhjetë dhe të fillimviteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar (XX).

Që në vitet e hershme të rinisë u dha pas dy prirjeve: pas artit të fjalës dhe pas lëvizjes konspirative për lirinë dhe bashkimin e popullit shqiptar. Ndër të parët u vu në krah të luftës çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Shtëpia e tij ka qenë bazë e UÇK.

Në mes viteve 1990-1995 ka botuar revistën periodike gjithëshqiptare në Zvicër "Qëndresa", në të cilën ka qenë Kryeredaktor i saj. Ka kryer shkollën fillore „Ganimete Terbeshi" në Morinë dhe në Ponoshec, sikurse gjimnazin "Hajdar Dushi" në Ponoshec dhe në Gjakovë me rezultat të shkëlqyeshëm. Fakultetin Filologjik e ka kryer në Universitetin e Prishtinës në Prishtinë, Drejtimi i Letërsisë dhe i Gjuhës Shqipe me notën mesatare 8,11 dhe është Profesor i Letërsisë. Pas Universitetit ka kryer kursin pasuni-versitar në Akademinë Diplomatike Shqiptare në Maradhëniet Ndërkombë-tare dhe Diplomaci dhe ka filluar studimet pasuniversitare në Universitetin e Strugës, Fakultetin e Shkencave Politike, Drejtimi poashtu i Maradhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomaci që i përfundoi dhe mbrojti temën e magji-straturës në lëminë e mërgatës shqiptare të Zvicrës.

Ai është poet i njohur shqiptar, shkrimtar e publicist. Ka kryer një varg kursesh të tjera profesionale të Gastronomisë, Informatikës dhe të përkthi-mit të gjuhës gjermane. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtar i Lidhjes së Autorëve të Zvicrës (AdS) dhe i Shoqatës së Shkrimtarëve Botëror Shqiptar.
Komente 15