TEKSTESHQIP
Biografia
Lindi në Çorovodë-Skrapar në 29 Dhjetor 1978. Që prej vitit 1997 jeton në Athinë-Greqi. Profesioni i saj është ndihmës-laburante edhe pse ka zgjedhur të punojë me fëmijë të moshave parashkollore. Aktiviste që në orët e para të emigrimit dhe poete e talentuar. Autore e katër librave poetikë: “Pëshpërimat brenda meje” 2013, “Bota poshtë takave” 2015, “Titulli i kujtimeve të mia” 2017, “Dëshirat e mia perëndojnë çdo mbrëmje” 2018.

Gjithashtu krijime të saja janë përmbledhur në antologji të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Pjesëmarrëse në një sërë aktivitetesh letrare në Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë e Veriut dhe e vlerësuar në disa prej tyre. Për tre vjet ka qenë zëri i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi, në pozitën e Zëdhënëses së Shtypit (2012-2015). Drejtuese e prezantuese e një sërë aktivitetesh, promovime librash të autorëve të ndryshëm brenda komunitetit dhe miq autorë të ardhur, si dhe të autorëve krijues nga dy shoqatat letrare ku aderon me mjaft pozita menaxhimi dhe ndihmesë të vazhdueshme. Për t’u përmendur veçanërisht janë konkurset e Fjalës Artistike dhe Këngës, të komunitetit shqiptar, por dhe mbështetja që ajo ka dhënë e jep në të gjitha shoqatat e grupimet e ndryshme, me ndihmesën e saj energjike, të palodhur dhe sublime.

Prej vitit 2023 udhëheq Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Greqi "LiterArt".
Komente 0