>
BIOSHQIP
Biografia
Britney Jean Spears ka aktruar dhe ka marrë pjesë në disa show televizivë që në moshe të vogël. Albumi i parë i Spears, “…Baby One More Time”, u publikua në vitin 1999 dhe u bë sukses ndërkombëtar. Ai është albumi më i shitur nga një artiste adoleshente. më 12 Janar 1999 Britney Spears publikon albumin e parë të saj “…Baby One More Time” më 16 Maj 2000 nxjerr albumin e dytë “Oops!… I Did It Again” thyen rekordet e shitjeve. Më 31 Tetor 2001, Britney hodhi në treg albumin me titull “Britney” dhe në të njëjtën kohë mori pjesë në filmin “Crossroads”. Më 12 Nêntor të vitit 2003 u publikua albumi i katërt, “In the Zone”, në të cilin përfshihet single-i hit “Toxic”. Në 2007-n, lufta personale e Spears me publicitetin e shumtë që kishte e çoi karrierën e saj drejt një boshllëku. Britney Spears u rikthye në treg me albumin e saj të pestë i cili u publikua më 25 Tetor 2007, “Blackout”, pjesë e të cilit janë hitet “Gimme More” dhe “Piece of Me”. Problemet për këngëtaren vazhduan edhe në vitet pasuese. Rehabilitimet e shpeshta dhe çrregullimet nisën të ishin në qendër të vëmendjes. Në 28 Mêmtor 2008, Britney Spears publikoi albumin me titull “Circus” ku përfshihej kënga “Womanizer”. Për të promovuar albumin ajo zhvilloi tour-in “The Circus Starring Britney Spears”, i cili ishte një nga më të suksesshmit në vitin 2009. “3” është titulli i single-it të tretë i cili zuri vendin e parë në klasifikimet e “Billboard Hot 100″. “Femme Fatale” është albumi i shtatë i Britney-t, i cili u publikua në vitin 2011. Ai është albumi i parë i artistes ku tre nga single-at e tij, “Hold It Against Me”, “Till the World Ends” dhe “I Wanna Go”, u renditën në dhjetëshet më të mira në Shtetet e Bashkuara. Britney Spears mori pjesë në jurinë e sezonit të dytë të talent show-t “The X Factor” në Amerikë. Albumi i tetë i artistes u publikua në vitin 2013, me titull “Britney Jean”, dhe ka shënuar numrin më të vogël të shitjeve në karrierën e saj. Britney Spears, ikona e pop-it të viteve ’90 dhe artistja adoleshente më e shitur e të gjitha kohërave konsiderohet si princesha e pop-it. RIAA e ka emëruar Spears-in si artisten e tetë më të shitur në Amerikë me 34 milionë albume të shitura. Në 2012-ën, në një klasifikim të Forbes për artistët më të paguar të vitit, Britney zuri vendin e parë me 58 milionë$.

Në vitin 2005, Britney Spears publikon albumin "B In The Mix: The Remixes".

Në vitin 2007, Britney Spears publikon albumin "Blackout".

Në vitin 2008, Britney Spears publikon albumin "Circus".

Në vitin 2009, Britney Spears publikon albumin "The Singles Collection".

Në vitin 2011, Britney Spears publikon albumin "B In The Mix: The Remixes Vol. 2".