Brother's Klan janë një grup muzikor që përbehet kryesisht nga dy vëllezërit Xhiuljano Vata dhe Emanuel Vata. Ata janë binjakë dhe kanë lindur më 29 maj 1992 në qytetin e Lezhës. Në vitin 1997, bashkë me familjen shpërngulen në Itali, pikërisht në Milano ku jetojnë dhe sot. Ndër vite lind dëshira e tyre dhe pasioni për sportin dhe muzikën rep hip-hop.