E lindur dhe e rritur në Shkodër nga një familje ku arti dhe muzika është në ADN-në e tyre. Bruna është ngjitur në skenë që në moshën 7 vjeçare duke marrë pjesë në shumë kompeticione të ndryshme ku në disa është vlerësuar me çmime të para.
Shkollimi i saj i mesëm vazhdoi në liceun artistik “Prenkë Jakova“ për degën Kanto,duke vazhduar me bachelor & master në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” për degën Pedagogji Muzikore.