TEKSTESHQIP
Biografia
Fillimisht ka kënduar në koncertet e fëmijëve, që organizoheshin në atë kohë në shkollë. Këtu u panë edhe shkëndijat e para të talentit të tij në muzikë. Më pas, aktivizohet në "Grupin e Rinisë". Për herë të parë në skenë është ngjitur në vitin 1974, dhe ka 50 vjet që nuk është shkëputur asnjëherë nga kënga.

Çmimet që Bujar Qamili ka fituar gjatë karrieres së tij të gjatë artistike janë shumë por si më të rëndësishmit dhe që vlejnë të theksohen janë çmim i parë në Festivalin e Këngës Shkodrane. Çmim të dytë në "Mbrëmje të Muzikës Popullore", çmim të tretë tek spektakli "12 në Hollivud", çmim të parë tek "Maratona e Këngës Popullore Shqiptare", çmim të parë tek "Festivali Mbarëkombëtar i Këngës Popullore Shqiptare" në Elbasan. Ka fituar edhe Diskun e Artë të Këngës Popullore Shqiptare. Kohët e fundit, mori çmimin e publikut nga Festivali, "Folk Univers". Për kontributin e dhënë në muzikë, ka marrë titullin më të lartë që i jepet një këngëtari, "Këngëtar i Urdhërit, Naim Frashëri i Artë".