>
BIOSHQIP
Biografia
"Çelësi Muzikor" është një festival mbarëkombëtar i muzikës moderne dhe popullore dhe paraqet një mundësi që artistët të shprehin talentin dhe krijimet e tyre muzikore në të gjitha zhanret e muzikës në gjuhën shqipe.

Në festivalin Celesi Muzikor marrin pjesë artistë të ri dhe artistë të njohur të muzikës sonë. Pjesëmarrësit vijnë nga sfera të ndryshme të veprimtarive kulturore, por që kanë lidhje të drejtpërdrejt apo të tërthortë me artin muzikor në përgjithësi. Në këtë kuadër, përfshihen edhe disa pika muzikore me emrat më të suksesshëm të muzikës nga të gjitha trojet shqiptare. Ky është një plus më tepër për të definuar madhështinë dhe mesazhin që mbart një festival i tillë.

Prezantimi i këngëve bëhet në Kosovë dhe në Diasporë. Nga këto netë zgjidhen kengetarë/kengetare/grupe të marrin pjesë në finale e cila mbahet në Kosovë.