Biografia
Anëtari i grupit, Ceni Kamberi, tha: "Grupi jonë "Cha Cha Darabuka", ka publikuar instrumentalin të cilin ia kemi bashkëngjitur edhe videoklipin. Instrumentali titullohet "Love in Love" dhe e kemi punuar me Shkumbin Nebiun, "Bimi Rekords", tha Kamberi për "Zëri".
"Grupi "Cha Cha Darabuka", viedoklipin e kanë realizuar me "Video Art" në Gjilan.
"Ka dalë një punë e mirë, shpresoj që do të pëlqehet edhe nga publiku", ka treguar Ceni, i cili për fund ka premtuar edhe shumë befasi pasuese nga grupi ‘Cha Cha Darabuka’.
Grupi Cha Cha Darabuka planifikon që në muajin qershor të bëjnë lansimin edhe të një projekti tjetër muzikor, ku do të jetë më verorë dhe të ketë gjithsesi shumë ritëm.
Ndryshe, grupi "Cha Cha Darabuka", i cili është formuar si grup në vitin 2012, do të lansoj projektin e tyre të titulluar "Love in love", që është projekti i dytë me radhë i këtij grupi që është i përbërë nga: Muhamet Bikliqi, Shqipërim Isufi dhe Ceni Kamberi.
Cha Cha Darabuka e Dj Ceni sapo kanë lansuar projektin e tyre të ri i cili dukej të ishte mjaft i mirë. Videoklipi i tyre quhet ‘Open Air’ dhe është projekti i tyre për këtë verë. Ceni Kamberi, DJ i këtij grupi, në një prononcim për gazetën Tribuna ka treguar se kush kanë qenë bashkëpunëtorët e këtij projekti dhe se ata janë ndarë mjaft të kënaqur me ta.
"Instrumentalin e ka punuar Shkumbin Nebihu ‘Bini Rekords’, kurse për videoklip kemi bashkëpunuar me ‘Video Art’ nga Gjilani. Ideja për videoklip ka qenë ideja jonë dhe ne jemi ndarë të kënaqur me punën që është bërë, vetëm presim që publikut t’i pëlqejë", tregon Ceni. Ndryshe instrumentali ishte shumë ritmik dhe videoklipi dukej shumë veror e më të nxehtë e bënin vajzat të cilat ishin pjesë e videoklipit duke u larë në pishinë.