Cha Cha Darabuka
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  1.8 / Votuan:  5

Cha Cha Darabuka është grup artistësh i njohur. Djemtë e grupit “Cha Cha Darabuka” i janë përveshur punës rreth projekteve të reja artistike. Ndërkaq, plani i tyre aktual është lansimi i një projekti instrumental i cili do të jetë i plotësuar edhe me videoklip.

Anëtari i grupit, Ceni Kamberi, tha: “Grupi jonë “Cha Cha Darabuka”, ka publikuar instrumentalin të cilin ia kemi bashkëngjitur edhe videoklipin. Instrumentali titullohet “Love in Love” dhe e kemi punuar me Shkumbin Nebiun, “Bimi Rekords”, tha Kamberi për “Zëri”.

“Grupi “Cha Cha Darabuka”, viedoklipin e kanë realizuar me “Video Art” në Gjilan.

“Ka dalë një punë e mirë, shpresoj që do të pëlqehet edhe nga publiku”, ka treguar Ceni, i cili për fund ka premtuar edhe shumë befasi pasuese nga grupi ‘Cha Cha Darabuka’.

Grupi Cha Cha Darabuka planifikon që në muajin qershor të bëjnë lansimin edhe të një projekti tjetër muzikor, ku do të jetë më verorë dhe të ketë gjithsesi shumë ritëm.

Ndryshe, grupi “Cha Cha Darabuka”, i cili është formuar si grup në vitin 2012, do të lansoj projektin e tyre të titulluar “Love in love“, që është projekti i dytë me radhë i këtij grupi që është i përbërë nga: Muhamet Bikliqi, Shqipërim Isufi dhe Ceni Kamberi.

Cha Cha Darabuka e Dj Ceni sapo kanë lansuar projektin e tyre të ri i cili dukej të ishte mjaft i mirë. Videoklipi i tyre quhet ‘Open Air’ dhe është projekti i tyre për këtë verë. Ceni Kamberi, DJ i këtij grupi, në një prononcim për gazetën Tribuna ka treguar se kush kanë qenë bashkëpunëtorët e këtij projekti dhe se ata janë ndarë mjaft të kënaqur me ta.

“Instrumentalin e ka punuar Shkumbin Nebihu ‘Bini Rekords’, kurse për videoklip kemi bashkëpunuar me ‘Video Art’ nga Gjilani. Ideja për videoklip ka qenë ideja jonë dhe ne jemi ndarë të kënaqur me punën që është bërë, vetëm presim që publikut t’i pëlqejë”, tregon Ceni. Ndryshe instrumentali ishte shumë ritmik dhe videoklipi dukej shumë veror e më të nxehtë e bënin vajzat të cilat ishin pjesë e videoklipit duke u larë në pishinë.

Më datë 22 Qershor 2013, Cha Cha Darabuka publikojnë videoklipin "Mama Mia", në bashkëpunim me Dj Ce1. Videoklipi u prodhua nga Video Art.

Më datë 25 Janar 2014, Cha Cha Darabuka publikojnë videoklipin "Love In Love", në bashkëpunim me Dj Ce 1. Muzika e këngës u punua nga Shkumbin Nebihu, ndërsa për orkestrimin u kujdes Shkumbin Nebihu. Videoklipi u prodhua nga Video Art.

Më datë 20 Qershor 2014, Cha Cha Darabuka publikojnë videoklipin "Open Air", në bashkëpunim me Dj Ce1.

Më datë 14 Dhjetor 2014, Cha Cha Darabuka & Dj Ce 1 publikojnë videoklipin "Mos U Ndal", në bashkëpunim me Alma Saramati.

Më datë 14 Korrik 2015, Cha Cha Darabuka publikojnë videoklipin "Bum Cha Cha", në bashkëpunim me Dj Ce 1.

Më datë 10 Maj 2016, Cha Cha Darabuka publikojnë videoklipin "Dream", në bashkëpunim me Dj Ce 1.

Më datë 15 Qershor 2016, Ledi Vokshi publikojnë videoklipin "Kush O Lali", në bashkëpunim me Cha Cha Darabuka.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Më shumë artikuj nga Cha Cha Darabuka »