Chip Deva - Këngëtarja dhe tekstshkruesja dhe vokaliste e Chip Deva & HIRA e cila krijon këngët e saj në tre gjuhë të ndryshme: anglisht, gjermanisht dhe shqip për shkak të rrënjëve të saj multikulturore. Stili i saj muzikor është i ndikuar nga zhanre të ndryshme si trip-hop, neo-soul, jazz dhe elektronik. Gjuha në tekstet e saj është poetike dhe e prekshme në të njëjtën kohë e theksuar nga linja vokale shumëngjyrëshe.
Publikimi i saj më i fundit Wie ich schweig' është gjithashtu singulli i saj debutues në gjuhën gjermane. Më parë, ajo publikoi A Rri, një EP trip-hop me tre këngë në gjuhën shqipe me ritme qetësuese dhe atmosferë meditative dhe disa këngë si Distance, Why Is My Glass Always Empty? dhe Andrrati. Para se të fillonte si artiste solo, ajo ishte pjesë e dyshes së muzikës elektronike zvicerane DunDura.