Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!

Christina Aguilera
  • Vendlindja:
  • New York 
  • Jeton dhe vepron në :
  • Sh.B.A. 
  • Mosha:
  • 39 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 18 Dhjetor 1980
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♐ Shigjetari
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  48
Këndon kryesisht: pop

Christina Aguilera është këngëtare e huaj shumë e njohur. Aguilera ka lindur në Staten Island, New York City, New York, në një familje ku babai i saj ishte ekuadorian, ndërsa mamaja e saj ishte me prejardhje nga Irlanda. Së bashku më Britney Spears, ajo pretendohet të jetë këngëtarja që e ka nisur karrierën muzikore në moshën më të re. Kur ishte 8 vjeç, Aguilera u shfaq për herë të parë në disa emisione televizive, ndërsa 12 vjeçe ajo mori pjesë në show-n “The Mickey Mouse Club”. Në vitin 1994 këngëtarja shkoi në Japoni ku dhe regjistroi këngën “All I Wanna Do”. Albumi i saj i parë u hodh në treg në verën e vitit 1999 me titull emrin e saj. Pjesë e albumit është kënga “Genie In A Bottle”, e cila u rendit në krye të klasifikimeve amerikane për pesë javë. Një vit më vonë, Christina Aguilera mori pjesë në mbrëmjen e Krishtlindjes në Shtëpinë e Bardhë dhe fitoi çmimin e saj të parë Grammy. Në shtator të vitit 2000, ajo hyri në skenën e muzikës latin-pop duke publikuar albumin “Mi Reflejo”. Edhe pse Aguilera ka prejardhje nga Ekuadori, ka deklaruar se nuk di asnjë fjalë spanjisht. Viti 2000 për këngëtaren rezultoi një vit plot suksese. Pak kohë pas publikimit të albumit në latinisht ajo hodhi në treg dhe një album me këngë krishtlindjesh. Në 2011-ën Aguilera u bë paksa më R&B dhe në bashkëpunim me Mya, Pink dhe Lil’Kim publikuan këngën “Lady Marmalade”, e cila pushtoi disa nga klasifikimet më të njohura ndërkombëtare. Albumi i dytë i Christina-s u hodh në treg në vitin 2002 më titullin shumë domethënës : “Stripped”. “Dirrty” është kënga e parë e albumit dhe pas këtij publikimi u kuptua qartë tendenca e këngëtares për të ardhur ndryshe kësaj radhe te fansat e saj. Me dy albumet e parë, Aguilera ka fituar shumë çmime në Billboard, Latin Grammy, Teen Choice, MTV etj. Në 2005-ën ajo u martua dhe një vit më vonë publikoi albumin “Back To Basics”, në të cilin përfshihen dhe hitet “Ain’t No Other Man” dhe “Hurt”, këngë për të cilat është frymëzuar nga i ati i saj. Në vitin 2007 Aguilera fitoi një tjetër çmim Grammy ndërkohë që publikoi dhe këngën e tretë të albumit : “Candyman”. Më 12 janar 2008 Christina Aguilera lindi një djalë, Max Liron Bratman. Në të njëjtin vit këngëtarja hodhi në treg parfumin e saj të ri me emër “Inspire”. “Bionic” është albumi i gjashtë i Aguilera-s, album që u publikua në vitin 2010, në të cilin përfshihet kënga “Not Myself Tonight”. Në 2012-ën u hodh në treg albumi me titull “Lotus”, në bashkëpunim më producentët : Alex da Kid, Max Martin, Lucas Secon, Steve Robson dhe Shellback. MTV News e ka komentuar albumin si një comeback jo dhe aq të fuqishëm për Aguilera-ën. Në bashkëpunim më Lady Gaga, Christina Aguilera publikoi në janar të vitit 2014 një remix të këngës “Do What U Want”.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Komente

Asnjë Koment


Komente mbi këtë artist


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet