Biografia
Pasi "Jar of Hearts" filloi të tërhiqte shumë vëmendje, Perri nënshkroi një kontratë diskografike me Atlantic Records. Albumi i saj debutues, Lovestrong, u publikua më 10 maj 2011. Në vitin 2012, ajo shkroi dhe regjistroi "A Thousand Years" për filmin The Twilight Saga: Breaking Dawn – Part 1 (2011) dhe shfaqet në kolonën zanore shoqëruese. Kënga vazhdoi të shitej mbi 4 milionë kopje në Shtetet e Bashkuara, duke u çertifikuar 4× platin. EP-ja e saj e dytë, A Very Merry Perri Christmas, u publikua në tetor 2012.
Albumi i dytë në studio i Perrit, Head or Heart, u publikua më 1 prill 2014. Kënga kryesore, "Human", u publikua më 18 nëntor 2013.