TEKSTESHQIP
Biografia
Të gjithë ata që kanë adoleshentë në vitet 1999-2000 e njohin fare mirë këngëtaren korçare, Dorina Kodra apo "Crazy Girl" siç njihej me emrin e artit. Duke qenë se reperja theu shumë tabu për kohën, në tekste këngësh, stil veshjeje dhe provokimeve në skenë na u kujtua dhe menduan të hulumtonim pak për të. Nëse këngëtaret e ditëve të sotme mendojnë se janë provokuese me tekstet e këngëve dhe zhveshjet e tyre, këtë gjë e ka bërë "Crazy Girl"… në vitet 2000. "Crazy Girl" ka hedhur në treg albumin e saj "Mes çunave" dhe ka qenë pjesëmarrëse në shumë festivale të kohës si "Top Fest", "Mikrofoni i artë", etj. Këngëtarja ndodhet në Greqi, është nënë e tre vajzave dhe është shkëputur totalisht nga muzika.