>
BIOSHQIP
Biografia
Donat Prelvukaj, i njohur për publikun si Cricket, është një prej producentëve më të pëlqyer shqiptar. Ai merret me krijimin e videove të ndryshme muzikore prej disa viteve, ndërsa studio “Cricket Music” është studioja ku përveç shërbimeve teknike si incizimet, miksimet dhe masterizimet e këngëve, ofron edhe shërbime për pjesën kreative në krijimin e këngëve. Ndër artistët që punojnë me të janë: Tayna, Ylli Limani, Samanta Karavella, Elinel, Lyrical Son, Capital T, Majk.

Më datë 28 Dhjetor 2018, Cricket & Yll Limani publikojnë videoklipin "Friday Night".

Prodhuesi i shumë hiteve në tregun tonë muzikor, së fundmi ka sjell remiksin e këngës “Ende e dua”, të artistes së mirënjohur, Shyhrete Behluli. “Kthema kohën” mban titullin ripërpunimi i kësaj kënge, të cilën Cricket e sjell në bashkëpunim me Numen, të shoqëruar edhe me një video.

Më datë 15 Qershor 2019, Tayna & Cricket publikojnë videoklipin "Caliente". Muzika e këngës u punua nga Cricket, teksti u shkrua nga Tayna, ndërsa produksioni audio u realizua nga Cricket. Kënga ka tematikë dashurie dhe është vizualizuar edhe me një klip mjaft veror. Xhirimet janë kryer në disa lokacione në Mal të Zi, gjersa i janë besuar produksionit kosovar, Entermedia.

Më datë 24 Mars 2020, Cricket publikon videoklipin "Një Herë Në Jetë", në bashkëpunim me Dafina Zeqirin. Muzika e këngës u punua nga Cricket & Endrit Mumajesi, ndërsa teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi. Videoklipi u prodhua nga Entermedia, ndërsa produksioni audio u realizua nga Cricket.

Më datë 1 Maj 2020, Dafina Zeqiri publikon videoklipin "A Je Pendu", në bashkëpunim me Cricket. Muzika e këngës u punua nga Dafina Zeqiri & Cricket, ndërsa teksti u shkrua nga Elinel. Produksioni audio u realizua nga Cricket.

Në vitin 2020, Cricket publikon albumin "Nostalgji".

Më datë 4 Shkurt 2021, Cricket publikon videoklipin "Ndoshta", në bashkëpunim me Yll Limanin. Muzika e këngës u punua nga Yll Limani & Cricket, ndërsa teksti u shkrua nga Yll Limani. Produksioni audio u realizua nga Cricket.

Më datë 9 Shkurt 2021, Cricket publikon videoklipin "Pray", në bashkëpunim me Yll Limanin. Muzika e këngës u punua nga Cricket, ndërsa teksti u shkrua nga Yll Limani. Produksioni audio u realizua nga Cricket.

Më datë 17 Shkurt 2021, Tayna, Flori Mumajesi & Cricket publikojnë videoklipin "Magdalena". Muzika e këngës u punua nga Cricket, ndërsa teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi, Tayna & Flori Mumajesi. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films, ndërsa produksioni audio u realizua nga Cricket.

Më datë 5 Mars 2021, Cricket publikon videoklipin "Bompa", në bashkëpunim me Kaonën. Muzika e këngës u punua nga Cricket & Gesko. Produksioni audio u realizua nga Cricket.

Më datë 21 Prill 2021, Cricket & Muma publikojnë videoklipin "Pa Ty". Muzika e këngës u punua nga Cricket & Endrit Mumajesi, ndërsa teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi. Produksioni audio u realizua nga Cricket.

Më datë 6 Qershor 2021, Cricket, Muma & Dafina Zeqiri publikojnë videoklipin "Pa Ty (Remix)". Muzika e këngës u punua nga Cricket & Endrit Mumajesi, ndërsa teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi. Produksioni audio u realizua nga Cricket.

Më datë 22 Tetor 2021, Cricket & Muma publikojnë videoklipin "Thema". Muzika e këngës u punua nga Cricket & Endrit Mumajesi, ndërsa teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films, ndërsa produksioni audio u realizua nga Cricket.

Më datë 30 Dhjetor 2021, Tayna & Cricket publikojnë videoklipin "Pijetore". Teksti i këngës u shkrua nga Tayna. Videoklipi u prodhua nga Sekuencë, ndërsa produksioni audio u realizua nga Cricket.

Më datë 13 Prill 2022, Cricket & Diona Fona publikojnë videoklipin "Dikur". Për muzikën e këngës kanë punuar bashkarisht Cricket, Diona Fona & Endrit Mumajesi, ndërsa tekstin e shkroi Endrit Mumajesi. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films, ndërsa produksioni audio u realizua nga vetë Cricket.

Më datë 13 Dhjetor 2022, Muma & Cricket publikojnë videoklipin "Ca Mbone". Muzika e këngës vjen si bashkëpunim nga Cricket & Endrit Mumajesi, teksa teksti u shkrua nga vetë Endrit Mumajesi. Produksioni audio u realizua nga Cricket.

Më datë 28 Dhjetor 2022, Cricket, Gesko & Nora Istrefi publikojnë videoklipin "Me Ty". Muzika e këngës vjen si bashkëpunim nga Gesko & Cricket, tekstin e shkroi Gesko, teksa për arranzhimin e këngës u kujdes vetë Cricket. Videoklipi u prodhua nga MAX Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga vetë Cricket.

Më datë 19 Janar 2023, Cricket & Ada Satka publikojnë videoklipin "Fajet (Remix)". Muzika e këngës është kompozuar nga Ada Satka, tekstin e kanë shkruar në bashkëpunim Ada Satka & Elinel, ndërsa për orkestrimin u kujdes vetë Cricket. Videoklipi u prodhua nga kompania Sekuencë.

Më datë 5 Prill 2023, Dafina Zeqiri & Cricket publikojnë videoklipin "Harroj". Kënga vjen e realizuar në bashkëpunim, ku Cricket, Endrit Mumajesi & Dafina Zeqiri kanë realizuar bashkë muzikën, ndërsa për tekstin e kësaj kënge janë kujdesur Elinel & Dafina Zeqiri. Videoklipi u prodhua nga Smartmotion Films, ndërsa produksioni audio u realizua nga Cricket.

Në Maj 2023, Dafina Zeqiri & Cricket marrin pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 20 me këngën "Harroj".

Më datë 23 Qershor 2023, Genc Prelvukaj & Cricket publikojnë videoklipin "Maria". Videoklipi u prodhua nga Black Fish Entertainment, ndërsa produksioni audio u realizua nga Genc Prelvukaj & Cricket.

Më datë 13 Shkurt 2024, Cricket & Marin publikojnë videoklipin "Unaza". Kënga është kompozuar nga Genc Prelvukaj, ndërsa tekstin e kanë shkruar së bashku Genc Prelvukaj & Marin. Produksioni audio u realizua nga vetë Cricket.