CRICKET është një producent muzikor, tekstshkrues, kompozitor, remiksues dhe pronar i një labeli muzikor shqiptar me bazë në Kosovë. Vitet e tëra në prodhimin e muzikës e kanë bërë Cricket të zotërojë një numër të madh këngësh me zhanre të ndryshme në diskografinë e tij. Ai është autori i hitit botëror Bonbon dhe numëron më shumë se 2.3 miliardë transmetime të kombinuara. Ky muzikant është një përfaqësues i shkëlqyer i shumë zhanreve muzikore, kohët e fundit me një shije të bazuar në elementë afrobeat dhe elektronikë. Të gjitha këngët e tij janë plot me poezi të ëndrrave të thella që i frymëzon pozitivisht njerëzit. Muzika është një gjuhë që tejkalon të gjitha kufijtë.
Donat Prelvukaj, i njohur për publikun si Cricket, është një prej producentëve më të pëlqyer shqiptar. Ai merret me krijimin e videove të ndryshme muzikore prej disa viteve, ndërsa studio "Cricket Music" është studioja ku përveç shërbimeve teknike si incizimet, miksimet dhe masterizimet e këngëve, ofron edhe shërbime për pjesën kreative në krijimin e këngëve. Ndër artistët që punojnë me të janë: Tayna, Ylli Limani, Samanta Karavella, Elinel, Lyrical Son, Capital T, Majk.