TEKSTESHQIP
Crossbones
Crossbones
Crossbones - Gjallë
Crossbones
Gjallë

Teksti :: Song Lyrics
Rendëm, në mes ëndrrash rendëm,
dhe u gjetëm për të parën herë.
Mbetëm, në mes rrugësh mbetëm,
dhe u tretëm në të njëjtin vend.

Erdhëm, rrugëve të uritur,
Paditur, kokën përmbi re.
Derdhëm, djersën të sfilitur,
Drobitur, dielli lart shkëlqen.

Sot po ndihem gjallë.
Sot po ndihem gjallë.

Ëndrrat, jo nuk do t’i ndaj,
Zjarrin e mbaj gjallë.
Jo nuk do t’i ndaj.

Sot po ndihem gjallë,
Sot po ndihem gjallë,
Sot po ndihem gjallë.

Tretëm, trupat të sfilitur,
Drobitur, merr frymë dhe një herë.
Gjetëm, rrugën nga ne erdhëm,
Dhe fjetëm për të fundit herë.

Ëndrrat, jo nuk do t’i ndaj,
Sot po ndihem gjallë.
Zjarrin që vlon gjallë do ta mbaj,
Sot po ndihem gjallë,
Sot po ndihem gjallë.

Shembëm, qindra mure shembëm,
Dhe rendëm kokën përmbi re.
Gjetëm, rrugën vetë e gjetëm dhe fjetëm.
Dielli lart shkëlqen.

Rendëm!!
Zgjidhni me sa yje do votoni
Komente 0