Audio

D.M.K. - Sikur Te Kisha Mundesi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3.7 / Votuan:  3

Komente nga Fansat

Asnjë Koment 🔥🔥

11/03/2010

2010-03-11T22:44:56



yeah… mendoj.. sikur te kisha mundesi… qe ta jetoja jeten
time edhe njehere nga fillimi… do ndryshoja une gjithshka
por e di qe perseri do gaboja..

(Refreni 1 D.M.K)

E PO TE KEM MUNDESI TE KTHEHEM EDHE NJE HERE MBRAPA
JETEN PERSERI TA FILLOJ..
TE NDRYSHOJA JETEN TIME PERSERI UNE DO GABOJ

(Verse 1 D.M.K)

Si eshte kjo jete si kalojne vitet
fytyra ne pasqyre per dite ndryshon femija rritet.
Ndjej mall ndjej urrejtje per te kaluaren
dhe shpres per te panjohuren dhe pa kuptuaren.
Mbase cdo gje ndodh per arsye qe si kuptojm
por edhe nese kuptojm ne prap gabojm.
Lendojm shrytzojm sikur do jetojm gjithmon
e kerkojm luftojm por ne fund cfare fiton?
Se natyra njerezore eshte jeta e diktuar
je i lire te besh gabime per nje kohe te caktuar
huh.. cfare kushti si makine pa manual
kur ja meson kleckat jashte perdorimit ka dal
Sepse i riu nuk e degjon asnjiher plakun kur flet
mendon sikur do bej dicka me shum ai vet
e vjen nje dite kur themi sa gabim qe s’degjuam
sepse u desh qe ta pesonim tani e vuan…

(Refreni 2 D.M.K)

E PO TE KEM MUNDESI TE KTHEHEM EDHE NJE HERE MBRAPA
JETEN PERSERI TA FILLOJ..
TE NDRYSHOJA JETEN TIME PERSERI UNE DO GABOJ

(Verse 2 D.M.K)

Une kam shum faje si njeri qe me rendojn ne kuriz
kam qene femi problematik i keqi i shtepis
tani shikoj mbrapa edhe habitem
e gjykoj veten time ne maksimum edhe merzitem
por gabimet qe i bejme mbase jane per tu bere
mbase jeta eshte mesim edhe nje test per te tere
mbase kjo bote e eger nje dite do ket kuptim
nga vuajtjet edhe lotet do nxjerim mesim
e si me dashje e pa dashje disa vese jan te linduara
si nje pem plot me moll qe disa moll jan te krimbura
i keqi eshte gjak ftohte por gjak nxehti shahet
me nje fjal te mir i keqi ne gjakun tend lahet
Por une di shum mir qe do gaboja perseri
edhe sikur jeten time ta filloja nga fillimi
sepse Zoti qe eshte lart disa njerez i mban me hater
une me duket se jam aktor edhe bota eshte teater…

(Refreni 3 D.M.K)

E PO TE KEM MUNDESI TE KTHEHEM EDHE NJE HERE MBRAPA
JETEN PERSERI TA FILLOJ..
TE NDRYSHOJA JETEN TIME PERSERI UNE DO GABOJ..


Ky tekst u dërgua nga Game Over A.k.a Dj_c0br4




Më Shumë Këngë Nga D.M.K.:

Më Shumë...