TEKSTESHQIP
Biografia
Dafina Rexhepi eshte lindur në Gjermani ku edhe është rritur.
Në një periudhë kohore para dhjetë vitesh, Dafina Rexhepi ishte hyrje e re dhe shumë e veçantë në tregun tonë muzikor. Ajo kishte disa këngë që mbanin vulën e hitit dhe u bë tejet e angazhuar nëpër mbrëmje muzikore. Kënga që e vulosi suksesin e saj në tregun e muzikës, ishte "Delicius" në bashkëpunim me reperin Mc Kresha.

Ka hyrë në botën e muzikës Shqiptare si person që premton shumë për karrierë dhe për shkak të stilit të saj të veçantë ka arritur të ketë sukses me të gjitha projektet e publikuara. Është përfolur shumë se po merrte si model këngëtaren tashmë shumë të suksesshme Dafina Zeqiri por një gjë të tillë Dafina Rexhepi e ka mohuar duke thënë se ka një stil të veçantë dhe se është shumë ndryshe prej të tjerëve. Genc Prelvukaj ishte edhe menaxheri i saj dhe e kishte ndihmuar të hynte në skenën muzikore, por Dafina vendos që menaxhimin t'ia dorzojë të dashurit të saj për të cilin edhe pse nuk flet shumë dhe nuk e ka bërë ndonjëherë publike dihet se është një djalosh nga qyteti I Lipjanit me të cilin Dafina është njohuar në një koncert në Kosovë. Lidhja e tyre duket të jetë stabile pavarsisht që Dafina shumicën e kohës e kalon në Gjermani.