Dërgo Një Tekst
  Dërgo Një Poezi
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Dafina Zeqiri

Vendlindja: Varberg  
Jeton dhe vepron në  
Mosha: 28 Vjeç
Ditëlindja: 14 Prill 1989
Shenja e Horoskopit: Dashi

Këndon kryesisht: Pop R&B

Rryma të tjera: Dance Reggae

Dafina Zeqiri është një këngëtare dhe autore këngësh shumë e njohur. Talenti i Dafines u zbulua që në fëmijëri. Në moshën 10-vjeçare, mori pjesë në një festival për fëmijë në Suedi me një këngë në anglisht, të cilën e kishte shkruajtur vetë. Në moshën 16-vjeçare u kthye në Kosovë me pak fjalë dhe pa bujë, por i dhuroi dëgjuesëve hite pas hitesh. Ajo u bë pjesë e TOP listave të televizioneve dhe radiove lokale dhe në shume raste edhe i kryesonte ato. Me zërin e këndshëm, sharmin dhe paraqitjen mjaft atraktive skenike, Dafina tani radhitet ndër këngëtaret më të dashura dhe më të kërkuara në Kosovë. DUFFY'E siç identifikohet në skenën muzikore, ka kënduar që nga mosha 4 vjeçe, ndërsa në moshën 7 vjeçare ajo ka qenë anëtare e koreve të ndryshme në Suedi. Ajo mund të konsiderohet si një ndër tekstshkrueset më të talentuara të muzikës shqip, pasi që në moshën 10 vjeçare ka shkruar disa tekste këngësh. Talentin e saj për muzikë ajo e zhvillon edhe më tutje duke mbaruar shkollën e mesme për muzikë. Ambicjet e saj nuk përfundojnë këtu. Po le ti përcaktojmë në rendin kronologjik sukseset e Dafinës:

Në Vitin 2007:
Fitoi në Polifest, me këngën "Rrall e Përmall".

Në Vitin 2008:
Dafina bëri një boom tjetër në Polifest me këngën "Adios" dhe u shpërblye me çmimin e publikut.
Po në vitin 2008, lëshoi në treg albumin e saj të parë me titull "KnockDown".
Vijon pjesëmarrja në Këngën Magjike 2008, ku mori çmimin "Magjia e Parë" me këngën "Bateritë".

Në Vitin 2009:
Fama e saj u shtua pas garës së kërcimeve në "Op Labi Party (Viti i ri 2009)" ku Dafina fitoi garën karshi këngëtareve më të njohura në Kosovë.
Gjatë vitin 2009 suksesi vazhdon me dy bashkëpunime mjaft të mirëpritura nga publiku me këngëtarët e njohur si Blero & F-Kay në këngën "La vida Loca" dhe me Capital-T & 2po2 "Shumë Nalt". Të dyja këngët u shëndërruan në hitet e verës 2009.
Në Maj te po ketij viti, fitoi çmimin "Best RNB" në Top Fest 6 me këngën "Dua Që Ta Di", këngë kjo që e bëri Dafinen të dashur edhe për adhuruesit e muzikës nga Shqipëria.
Në Gusht, u shpall "Femra Superstar 2009" në Teksteshqip.com, duke lene pas konkurrenten e saj direkte Genta Ismajli.
Në Shtator, mori pjesë në Polifest me këngën "Amazing Girl" dhe fitoi çmimin e publikut për të tretën herë.
Gjatë vitit 2009, mahnit me 2 videoklipe shumë të sukseshme: "Shumë Larg" (Pulla Pictures) dhe "Amazing Girl" (Entermedia). Gjithashtu realizon reklamën "StarCard" per TEB Bank.

Në Vitin 2010:
Dafina ka dëshmuar se ka një vokal të mrekullueshëm duke kënduar live në RTK "Oxygen" dy këngë. Në shqip "Kënga që ta këndova" dhe në anglisht "Stupid In Love". Pas këtij emisioni, Dafina Zeqiri udhëtoi për në Australi për të xhiruar klipin e këngës më të re. Bashkëpunoi me producentin e Cameron Diaz, apo me koreografin e Britney Spears, në videoklipin e këngës “Rock this club”. Nje kenge kjo në gjuhën angleze pasi siç shprehet ajo “çdo këngëtar e ka ëndërr që këngët e tij të transmetohen dhe në stacione të huaja”. Dafina rrëfen në nje intervistë se në art nuk sheh konkurrencë por respekton kolegët. "Për mua, të gjithë kanë vendin e vet, të gjithë kanë stilin e vet. Unë krenohem me sukseset e kolegëve të mi, lumturohem për ta, sepse ne jemi shqiptarë dhe duhet ta përkrahim njëri-tjetrin” - shprehet ajo.
Videoklipi i këngës "Amazing Girl" ishte fituesi kryesor në Videofest 2010, duke rrëmbyer edhe çmimin për videospotin më të mirë, "Best of All".
Dafina u zgjodh per te marr pjese ne Mega-Koncertin e rap-kengetarit Snoop Dogg në Kosovë.
Vijuan këngët "Quni i Mamas" dhe bashkëpunimi me reperin 2PO2 dhe këngëtaren Tuna në këngën "Vibe". Me pas, me kengetarin Ledri Vula del kënga dhe klipi "Pom Pëlqen".
Viti 2010 mbyllet me koncertet e fundvitit ku Dafina performoi "A Të Kujtohet Kur Jemi Krue" bashkë me Naim Krasniqin, "Adagio" dhe "Kur Shkove në Kurbet".

Në Vitin 2011:
Dafina gjithmonë e më afër Ledrit. Pasi fitojnë një trofe ne VideoFest 2011 për këngën "Pom Pëlqen", realizojnë bashkë edhe një reklamë për kompaninë "Tango".
Nderkohë vera 2011 ishte vërtet e nxehtë për fansat e Dafinës me videoklipin e ri "Dangerously In Love". Klipi u xhirua në Australi nga IMAGINE Creative. Muzika dhe Teksti janë berë nga vetë Dafina, ndërsa arranzhimi mban firmën e Cekic.
Në fillimin e muajit Tetor, del klipi i këngës "My Swag", i realizuar mjeshtërisht nga Imagine Creative. Merr fund lidhja e saj 2 vjeçare me të dashurin Krenar Cocaj dhe gjithashtu Dafina ndërpret bashkëpunimin me menaxherin Drin Zatriqi. Ajo ka vendosur ti kthehet miqëve të vjetër Blero dhe Cekic me të cilët ka nisur karrierën e saj.
Në muajin Dhjetor, menjëherë një këngë e re "Ti me Thuaj" dhe pritja për albumin e ri përfundon. Del në shitje "Just Me", albumi i dytë i Dafina Zeqirit, i promovuar nga videoklipi i këngës "Supernova". Krahas hiteve të dy vieteve të fundit si: "Amazing Girl", "Dua Që Ta Di", "Shumë Larg", "Rock This Club", "Dangerously In Love", "My Swag" etj, në album ka dhe shumë këngë të reja ndërmjet të cilave spikat një bashkëpunim me Ledrin "Tonight" një tjetër bashkëpunim kesaj rradhe me Getin e Tingulli 3nt me titull "D&G" dhe versioni alnglisht i këngës "Supernova". Gjatë festave të fundvitit, Dafina merr pjesë në shumë programe dhe koncerte.

Në Vitin 2012:
Dafina ishte më e nominuara në Video Fest dhe fiton 3 çmime: `Best Performance`,`Best Styling` dhe `Best Female`.
Pas pak kohe, Dafina nxjerr edhe klipin `Tonight` një bashkëpunim ky me Ledri Vulën me të cilin Dafina kishte një lidhje. Klipi `Tonight` brenda dy javëve kalon një milion klikime dhe dëgjohet në shumë vende të botës. Gjatë këtij viti perfundon lidhja e saj me Ledrin dhe Dafina i drejtohet Amerikës, në përgatitje për një hap akoma më të madh në karrieren e saj. Festat e fundvitit e kthejnë në Kosovë me 'look' të ri dhe me një këngë të re nën ritmet Reggae.

Në vitin 2013:
Gjate muajit Janar, kënga e re ka një titull "Veq Ti" dhe tani edhe një videoklip. Kjo këngë e sjell Dafinën mjaft ndryshe dhe kenga po pëlqehet nga fansat e saj. Dafina ka paraljamëruar se gjatë këtij viti do publikojë albumin e tretë dhe disa videoklipe. Megjithëse përflitet shumë për jetën e saj private, Dafina mohon gjithçka dhe deklaron se në këtë moment është 'single'.
Ne muajn Maj, Dafina lanson kengen Bloodah me nje klip te realizuar nga nje produksion Suedez e qe u prit mire nga fansat e saj.
Ne muajin Korrik, Dafina lanson klipin e ri ne bashkpunim me Dj Blunt & Real 1 te titulluar `Mos e nal` qe po pritet mir nga fansat, po ashtu edhe nje kenge tjeter ne bashkpunim me Dj Blunt te titulluar "Veq ty me t`pas". Te dyja keto kenge nga albumi i ri i Dj Blunt & Real 1 - `Blunt for president`. Po ashtu ajo sjell edhe kengen te quajtur "Hajde Ma Knej" qe eshte edhe me klip.
Ne muajin Dhjetor, Dafina sjell kengen dhe klipin "Time Out" qe u prit mjaft mire nga publiku.

Ne vitin 2014, u publikua klipi "Veq me t'pas ty" ne bashkepunim me Real 1 dhe DJ BLUNT, qe u be menjehere nje kenge shume e preferuar nga te gjithe.

Dafina Zeqiri ka pasur një jetë për të cilën ka qenë shumë e përfolur. Nëse themi për familjen e saj, ajo ka jetuar vetëm me nënën pasi kishte pasur një problem me babain e saj i cili në një emision në një nga televizionet Shqiptare, kishte mbajtur një fjalim publik duke i kërkuar Dafinës të falur por kjo e fundit nuk ishte përgjigjur asnjëherë.

Ajo gjithashtu është përfolur shumë edhe për lidhjet e saj të dashurisë. Fillimisht lidhja e saj me Krenar Cocaj ishte përfolur shumë kur edhe pse ata po kalonin mirë për disa arsye të ndryshme u ndanë pas një lidhje dy vjeçare. Pas kësaj në disa nga performancat dhe pjesëmarrjet e saj vërehej shumë afërsia që kishte me rep këngëtarin Ledri Vula. Në shumicën e intervistave ata e kishin mohuar lidhjen e tyre por që më vonë në një shfaqje televizive ata u panë duke u mbajtur për dore, gjë që e pamundësonte që ata të dy të mohonin se kishin një lidhje. Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula ishin një nga çiftet më të përfolura të skenës shqiptare.

Këngët, klipet, promovimet dhe pjesëmarrjet e tyre së bashku bënin që fansat të dëshironin edhe më shumë t`I shihnin bashkë. Por ata nuk e plotsuan dëshirën e tyre. Pas një periudhe të vështirë në lidhjen e tyre, problemeve dhe mosmarrveshjeve ata i dhanë fund lidhjes së tyre përgjthmonë. Me përfundimin e kësaj Dafina Zeqiri udhëtoj për në Amerikë mbase për të qetësuar veten dhe për të marrur energjinë e nevojshme për të vazhduar me projektet e radhës.
Pas kerkeses se fansave dhe deshires se tyre, Ledri e ftoi Dafinen per kengen e 3-t. Ata erdhen me surprizen e tyre në Videofestin Muzikor ku perforuman kengen e re "Got Ur Back", e cila u perfol shume. Dafina, ne nje emision tha se gjithçka qe ka midis tyre tani eshte bashkpunim ne muzike dhe tha se se shpejti do e publikojn kengen e tyre te re me videoklip. Kaluan disa dite dhe me 1 korrik 2014 erdhi i shumprituri videoklip "Got Ur Back". Edhe pse Dafina e mohoi, shihet mjaft qarte se ata jane ende te dashuruar me njeri-tjetrin sidomos gjat skenave te videoklipit. Kenga vazhdon te pelqehet mjaft dhe parashikohet se do arrije miliona shikime. Gjat vitit 2014 Dafina sjolli kenge solo po ashtu edhe bashkpunime, me 25.09.2014 Dafina na solli nje kenge solo "Ndjenje Tjeter" pastaj na sjolli edhe 2 kenge tjera bashkpunim me Gjikon "MSD" "IAM".

Viti 2015: U publikua kenga "Shume Qef" ne kete kenge Dafina duket shume me ndryshe, shum hot e cila ka marr mbi 5M klikime.

PASAPORTA:
Gjatësia: 1.70 m
Pesha: 60 kg
Ngjyra e syve: Kafe
Ngjyra e flokëve: Kafe e mbyllët
Ushqimi i preferuar: Bifteku me sos të bardhë
Muzika e preferuar: Rn'B
Këngtari/ja e preferuar: Aaliyah dhe Ciara
Vendi i preferuar për dalje: My Caffe, FLIRT dhe GIZZI
Pija e preferuar: Red Bull
Ngjyra e preferuar: Ngjyra vjollcë
Sporti i preferuar: Basketbolli dhe futbolli
Sportisti preferuar: Zllatan Ibrahimoviç
Hobi: Argëtimi me fëmijë
Stili i veshjes: Zakonisht sportive, mirëpo ka raste kur vishem edhe elegante.

» Dërgo Korrigjime »

Punuan Biografinë:  Linn`a    QAMILE    Anushii    AgNnNesssA    daffye11    vesuthka    Laaddaa    Eroooona    sonelda    stafi    Gresaa  

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.7 / Votuan:  3819

  • Dafina Zeqiri ka këto rrjete sociale:


Më shumë artikuj nga Dafina Zeqiri »




teksteshqip.com © 2007 - 2017