>
BIOSHQIP
Biografia
“Pom Pelqen” është titulli i këngës së re të Dalina Rukovcit, e cila ka ngritur pesh tërë fansat e saj, e që ata janë të shumtë në numër. Këngëtarja e re nga Gjilani këtë këngë e ka bërë në bashkëpunim me Bllekin, duke sjell një interpretim ndryshe dhe duke goditur pikërisht në shenjë. Kjo është kënga e dytë e Rukovcit, mirëpo ajo ka konfirmuar se sezoni veror do të jetë shumë i nxehtë sa i përket bashkëpunimeve dhe realizimit solo. Njohës të muzikës e kanë vlerësuar të këndshëm zërin e gjilanases, duke vlerësuar se e ardhmja e saj do të jetë e ndritur dhe shumë premtuese.
KATEGORI: