Biografia
Në vitin 2000, Danny Boy publikon albumin "...Mbret I Rrugës".
Në Maj 2004, Danny Boy merr pjesë në Top Fest 1 me këngën "Bounce".
Në Prill 2006, Danny Boy merr pjesë në Top Fest 3 me këngën "Me Kritiko".
Më datë 3 Maj 2008, Danny Boy publikon videoklipin "Fjala Hip-Hop".
Më datë 12 Janar 2018, Danny Boy publikon videoklipin "Fjala Hip-Hop 2". Reperi i njohur Danny Boy ka vendosur t’i rikthehet muzikës pas disa vitesh mungesë në skenën muzikore. Kënga është punuar nga Dorant Beats, ndërsa vargjet e tekstit i ka shkruar Danny Boy dhe Arday. Reperi ia ka besuar klipin produksionit Black Fish Entertainment. “Fjala hip-hop 2” vjen si një këngë revolte, e cila ngret zërin për të treguar kuptimin e vërtetë të këtij zhanri, i cili ka pasur tendenca të demolohet nga prurjet e reja, që nuk i përkasin atij zhanri. Ky projekt duket të jetë një rikthim i mbarë për reperin, i cili ndër vite ka qenë i pëlqyer për këngët e tij.
Lidhje
Komente 0