TEKSTESHQIP
Dardan Shkreli - Dallëndyshet Shkojnë E Vijnë
Dardan Shkreli
Dallëndyshet Shkojnë E Vijnë

Për kompozimin dhe për fjalët e këngës u përkujdes vetë artisti, teksa për këngën kanë punuar së bashku si orkestrues Dardan Shkreli & Muhamet Veseli Muha. U mendua edhe për teleshikuesit, ndaj produkti artistik në fjalë është përcjellë tashmë tek audienca e gjerë i realizuar me vlera artistike edhe me anë të një klipi muzikor, produksionin e të cilit e punuan Dardha Studio & Anymate. Ky videoklip erdhi në platformat online me datë 27 Qershor 2025 dhe u vlerësua për atmosferën elektrizuese që krijoi.

Teksti :: Song Lyrics

Ende luaj me copa nate,
Era ndjek gjethet ndër fushë,
Janë do ditë që nuk kanë fate,
Plot helm vjeshta na i ka mbushë...

Ende luaj me copa terri,
Seç na doli malli n’fushë,
Gjethet bijnë nga kalendari,
Jeta përplot vjeshtë ësht’ mbushë...

Ref:
Dallëndyshet, shkojnë e vijnë,
As nuk ndalen në Prishtinë
As nuk ndalen, e pse të ndalen,
Zemra shkrum e djegur n’prush!

DËRGOI:

VIDEOKLIPE

Komente 0