>
BIOSHQIP
Biografia
Debatik Dakaj, qe njihet si DEBA në fushën e muzikës, eshte nje këngëtar i zhanrit R&B, dhe shkruan vetë tekstin e këngëve. Tani ai ndjek studimet për ekonomik si dhe pasionin e tij, muzikën, në Gjermani ku jeton bashkë me familjen që nga viti 1992. Deba ndjehet krenar për origjinën e tij kosovare dhe e vlerëson shumë kulturën shqipëtare. Me muzikën e tij, ai ka influencuar të rinjtë, të cilët e adhurojnë për stilin e tij original. Si kosovar Deba dëshiron të avancojë famën e shqipëtarëve nëpër botë. Ai është i talentuar nga shumë aspekte. Ai zotëron një zë të fuqishëm që i jep kualitet të shkëlqyr si këngëtar, duke kënduar këngë të zhanrit Hip-Hop dhe R&B. Ai ka arritur të ketë një rrjet të zgjeruar të fansave nëpër botë duke kënduar në tre gjuhë: shqip, anglisht dhe gjermanisht.

Në vitin 2007, Deba nxorri singlin "Like Wooh" në bashkëpunim me KAS (Kastriot Preteni), që ka arritur në top charts në Germany dhe SHBA.

Në vitin 2011, Deba publikon albumin "Finally Me".

Më datë 2 Dhjetor 2012, Deba publikon videoklipin "Lollipop".

Më datë 20 Korrik 2013, Deba publikon videoklipin "Stop".
DËRGOI:

KATEGORI: