Delinda Muçollari ka lindur në fillimvitin 1993 në Korçë. Që në vitet e para të fëmijërisë tek ajo vihej re një pasion i veçantë ndaj letërsisë e sidomos artit të poezisë. Letërsia lindi brenda saj një dëshirë të madhe për të njohur botën dhe kulturat e huaja, ndaj ndoqi studimet e shkollës së mesme në profilin e gjuhëve të huaja, në gjimnazin gjuhësor ‘Faik Konica’ në qytetin e Korçës. Delinda u diplomua më pas në profesionin e gazetarisë dhe shkencave të komunikimit në Universitetin e Tiranës duke i qendruar gjithnjë besnike profilit social dhe kulturor. Pas eksperiencës së punës në media të ndryshme, në gazetë, radio dhe televizion, në vitin 2015 ajo vendosi të largohet jashtë vendit për të nisur një udhëtim ndoshta pa kthim në shumë shtete të botës, për të zbuluar artin në botë dhe artin brenda saj, kohë gjatë së cilës pati një krijimtari intensive, një pjesë të së cilës e shpalos në këtë përbledhje poezish të shkruara në udhë e sipër.