Denata Ndreca ka lindur në Shkodër, në vitin 1976, por prej vitit 2000, jeton në Itali. Është poete, gazetare, shkrimtare. Ka botuar vëllimet me poezi: “Rreth meje”, “Pa frikë”, “Një far në mjegull”, “Kohë e mohueme”, si dhe librat për fëmijë “Karroca magjike” dhe “Jam unë” të cilët janë përkthyer në disa gjuhë të botës. Fituese e shumë çmimeve kombëtarë dhe ndërkombëtarë për letërsi.
Disa prej tyre janë përkthyer nga italishtja në shqip, frëngjisht, tailandese, spanjisht dhe anglisht. Dy librat e saj për fëmijë janë pjesë e programit shkollor në dy qytete në Tailandë. Është përfshirë në disa antologji të poetëve bashkëkohorë italianë dhe është pjesë e “Pergola Arte Firenze”.