>
BIOSHQIP
Biografia
Ai është një fëmijë shumë aktiv dhe i apasionuar pas botës së artit. Dy herë nënkampion ndërkombëtar i kërcimit karaibik, ai e projekton të ardhmen e tij si një showman i sukseshëm. Muzika qëndron në majën më të lartë të pasioneve të tij, arsye pse zgjodhi të marrë pjesë në ‘The Voice Kids’. Prindërit e tij tregojnë që ai ka shfaqur interes për muzikën që në fëmijërinë e hershme, ku e përzgjidhte atë përpara lodrave. Aktualisht, përveç shkollës ai ndjek dhe leksione në akademinë e muzikës.

Në vitin 2018, Denis Bonjaku shpallet fitues në Voice Kids Albania.

Më datë 25 Nëntor 2018, Denis Bonjaku publikon videoklipin "Ti Je Ajo". Muzika e këngës u punua nga Gent Myftaraj, ndërsa teksti u shkrua nga Pandi Laço. Videoklipi u prodhua nga kompania Fullmoon Production.
KATEGORI: