>
LETERSISHQIP

Mos Ma Përmend

Mos ma përmend më emrin e saj
Më ngjallë neveri
Sepse përndryshe do të të shaj
Dëgjove zotëri?!

Mos ma kujto imazhin e saj
Me sytë si ulkonjë,
Se dëshpërohem, më vjen të qajë
Kuptove zonjë?!

Mos m’i lexo shkrimet për të
Që shkrova dikur,
I kujtoj si sot çastet e zjarrta
Ah buzët purpur.

Mos ma përmend më emrin e saj
Më ringjallë dashurinë,
Mos pra o mik, mos pra të thashë
Ç’ma shton mërzinë!
18:24 16.01.2020

DËRGOI: