TEKSTESHQIP
Biografia
Lindi në vitin 1980 dhe rritë në qytetin e Shkodrës, fillimet e Desantilës janë të lidhuna ngusht me muzikën, sidomos violinçelin. Studion ne Liceun Artistik “Prenkë Jakova” Shkodër, mandej në Conservatorio “Cesare Pollini” Padova Itali. Gjatë këtyne viteve mban të pacënuem mrendë saj pasionin për letërsinë. Merr pjesë si violinçeliste në orkestra të ndryshme simfonike dhe filarmonike në Itali, Shkodër dhe Londër ku aktualisht jeton. Pasioni i muzikës jeton paralelisht me atë të letërsisë tue marrë pjesë po ashtu në aktivitete e konkurse të ndryshme letrare. Së fundmi ajo po pregatit për botim vëllimin e saj të parë me poezi.
Komente 0