TEKSTESHQIP
Devis Xherahu - Un' Xhelozoj
Devis Xherahu
Un' Xhelozoj

Kompozimi dhe teksti është realizuar nga vetë këngëtari, teksa për këngën kanë punuar bashkarisht si orkestrues Shkëlqim Dule & Devis Xherahu. Materiali është lansuar tashmë i plotësuar këndshëm me anë të një videoklipi muzikor, video produksioni i të cilit është krijuar nga Bavi Music Video. Video premiera është publikuar me datë 23 Janar 2026.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Ti më shikon, por s'flet asnjë fjalë,
Zemra më digjet, per ty kam shumë mall,
Në çdo hap ndjej aromën tënde,
Dashnia jote më vret ngadalë.

REF.:
Un Xhelozoj
Kur t' shoh me tjeter
Zemra me dridhet
dhe nuk du tjeter
Ti m'ke lën
por prapë t'kujtoj,
per çdo natë, un' vec ty t'kërkoj.

Sonte po ec spo gjej më qetsi,
Çdo rrugë që shkel më kthen në kujtim,
T' kërkon zemra, se ndaloj dot,
Sikur të ishe dhe një herë sot.

REF.:
Un Xhelozoj
Kur t' shoh me tjeter
Zemra me dridhet
dhe nuk du tjeter
Ti m'ke lën
por prapë t'kujtoj,
per çdo natë, un' vec ty t'kërkoj.

Un xhelozoj skam turp ta them
dashnia jon' tani po m' vret..

REF.:
Un Xhelozoj
Kur t' shoh me tjeter
Zemra me dridhet
dhe nuk du tjeter
Ti m'ke lën
por prapë t'kujtoj,
per çdo natë, un' vec ty t'kërkoj.

VIDEOKLIPE

Komente 0