TEKSTESHQIP
Biografia
Ajo e përforcoi bindjen se është këngëtare me pjesëmarrjen e saj në "The Voice of Albania", dhe, pikërisht kjo pjesëmarrje ka bërë që Dezi Bekteshi të merret më seriozisht me muzikën. Në bashkëpunim me Florent Boshnjakun ajo së shpejti do të prezantohet me këngën "Zani". Bekteshi ka thënë se kënga është një gërshetim i muzikës shqiptare popullore, e cila anon kah Shqipëria e Jugut dhe e rokut.

Të jesh prezent në botën e artit nuk është aspak e lehtë, e sidomos në botën e muzikës, muzikë ajo që interpretohet me shpirt që rrallë pak e gjejmë kohëve të fundit. Këndimi në korin e shkollës fillore ishte shtytja që i dha këngëtares me prejardhje nga Mitrovica, Dezi Bekteshit hapat e parë në fushën e muzikës. Ajo mori pjesë në "The Voice of Albanian", që sipas saj ky show e ka mësuar të këndoj në skenë dhe ta shijoj atë. E këto ditët e fundit ajo e ka konfirmuar se është në përgatitje të një kënge të re me kompozitorin Florent Boshnjakun.
Në një intervistë për KultPlus, Dezi Bekteshi tregon për këngën e saj të parë që do ta realizoj dhe e cila është në përfundim e sipër."Duke qenë adhuruese e madhe e dy zhanreve, asaj të muzikës rok si dhe muzikës popullore shqiptare, e kisha të vështirë të përcaktohem se në çfarë zhanri do të doja të jetë kënga. Kështu që, vendosa që kënga të jetë një gërshetim i muzikës shqiptare popullore, e cila anon kah Shqipëria e Jugut dhe e rokut", thotë ndër të tjera këngëtarja.
Kënga sipas Dezit i ka dy kuptime, por varet se si do të perceptohet nga dëgjuesit. "Mund të kuptohet si një dashuri ndaj vendit që nga fëmijëria e deri më sot, si dhe në anën tjetër edhe si dashuri ndaj një personi qe nga fëmijëria e deri me sot", ka thënë Bekteshi. Në anën tjetër, se nëse i është realizuar videoklipi, ajo ka thënë se me shumë dëshirë do ta realizonte menjëherë edhe videoklipin, mirëpo, varet se sa do të gjente përkrahje. " Aktualisht, një këngë pa videoklip është një qëllim i arritur vetëm deri në gjysmë, mendoj", ka thënë ajo.

Ideja për këngë ka lindur që në qershor të 2013-ës, ku edhe në atë kohë këngëtarja ka marr demon e këngës, por sipas saj ka qenë shumë e vështirë të gjej një tekst adekuat i cili do ti përshtatej. Ky është edhe shkaku pse ajo ka pritur më shumë se një vit në realizimin e këngës, deri sa e ka përvetësuar teksti i shkruar nga Ilir Tolaj.

Sa i përket pjesëmarrjes në "The Voice", Dezi e tregon me shumë ëndje atë pjesë të jetës së saj e cila e vlerëson të jetë përvoja më e mirë e deritanishme. Ky show më ka mundësuar të mësohem të këndoj në skenë dhe ta shijoj atë ndjenjë, më ka mësuar shumë detaje rreth këndimit, detaje që nuk kam ditur se do të duhej ti mendoja , e për më tepër më ka dhënë një vetëbesim se zëri im mund te pëlqehet edhe përtej miqve dhe familjarëve te mi. Ç’është me e rëndësishmja qe "The Voice" më ka mundësuar të njihem nga një masë më e madhe e njerëzve", tha ndër të tjera Dezi.
Si menaxhere e projekteve që është, Dezi Bekteshi ka thënë se në të ardhmen do të fillojë të merret më seriozisht me muzikën duke premtuar se do të sjell edhe shumë këngë të tjera, si dhe do të fillojë të performojë live nëpër klube, restorante familjare, si dhe evente të ndryshme. Mirëpo, krejt në fund, ajo ka shpalosur edhe një dilemë, se në cilin zhanër të muzikës të përcaktohet.
Komente 0