Dhurata është këngëtare shqiptare e zhanrit "RnB". Sharmi dhe eleganca, zëri e karakteri i fuqishëm – kur flasim për këto tipare, atëherë menjëherë në mendje kemi këngëtaren, që gjithmonë është komplimentuar për dukjen e saj ekstravagante. Fëmijërinë e kaloi në Prizren, pranë familjes së saj. Në shkollë ishte një prej nxënësve më të dalluara, duke pasur sukses të shkëlqyer në të gjitha lëndët. Ajo është dalluar si një vajzë e zgjuar, por jo vetëm. Ajo ishte nga fëmijëria shumë e talentuar për muzikë, e sidomos për vallëzim. Një talent që më vonë asaj do t’i shërbente për t’u shndërruar në një prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare. Shkollën e mesme Dhurata e vazhdoi në shkollën "Gjon Buzuku" në Prizren, ku edhe sot njihet si një prej nënësve më të dalluara. E shoqërueshme, sharmante edhe si adoleshente, Dhurata gjithmonë e kishte ëndërr skenën, një piedestal që ajo do ta arrinte për pak kohë, por pa lënë anash as shkollimin. Dhurata ka studiuar në Universitetin Iliria në drejtimin Menaxhment.
Dhurata Ahmetaj publikon këngën "Le Ta Marrin Vesh". Karriera e Dhuratës si këngëtare filloi me këtë këngë, të cilës ajo i bashkangjiti edhe një videoklip dhe ku u vërejtën shkëndijat e para të yllit të ri. Ajo vazhdoi të lansonte përgjatë viteve në vijim edhe këngë të tjera, teksa punën e artistes e konsideroi si hobi.