>
BIOSHQIP
Biografia
Dhurata është këngëtare shqiptare e zhanrit "RnB". Sharmi dhe eleganca, zëri e karakteri i fuqishëm – kur flasim për këto tipare, atëherë menjëherë në mendje kemi këngëtaren, që gjithmonë është komplimentuar për dukjen e saj ekstravagante. Fëmijërinë e kaloi në Prizren, pranë familjes së saj. Në shkollë ishte një prej nxënësve më të dalluara, duke pasur sukses të shkëlqyer në të gjitha lëndët. Ajo është dalluar si një vajzë e zgjuar, por jo vetëm. Ajo ishte nga fëmijëria shumë e talentuar për muzikë, e sidomos për vallëzim. Një talent që më vonë asaj do t’i shërbente për t’u shndërruar në një prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare. Shkollën e mesme Dhurata e vazhdoi në shkollën “Gjon Buzuku” në Prizren, ku edhe sot njihet si një prej nënësve më të dalluara. E shoqërueshme, sharmante edhe si adoleshente, Dhurata gjithmonë e kishte ëndërr skenën, një piedestal që ajo do ta arrinte për pak kohë, por pa lënë anash as shkollimin. Dhurata ka studiuar në Universitetin Iliria në drejtimin Menaxhment.

Dhurata Ahmetaj publikon këngën “Le Ta Marrin Vesh”. Karriera e Dhuratës si këngëtare filloi me këtë këngë, të cilës ajo i bashkangjiti edhe një videoklip dhe ku u vërejtën shkëndijat e para të yllit të ri. Ajo vazhdoi të lansonte përgjatë viteve në vijim edhe këngë të tjera, teksa punën e artistes e konsideroi si hobi.

Në Maj 2010, Dhurata Ahmetaj merr pjesë në Top Fest 7 me këngën "Veç Ty Te Dua".

Në Qershor 2011, Dhurata Ahmetaj merr pjesë në Top Fest 8 me këngën "Nje Nate".

Më datë 4 Shtator 2011, Dhurata Ahmetaj publikon videoklipin "It's Summer Time", në bashkëpunim me Papi.

Më vitin 2012, Dhurata Ahmetaj publikon videoklipin "Stars Down". Kjo këngë ishte pikënisja dhe kthesa e madhe në karrierën e Dhuratës. Gjatë një prej performancave të saj e vëren një prej menaxherëve dhe këngëtarëve më të suksesshëm të historisë së muzikës moderne shqiptare, Blero, i cili i vuri kontaktet e para dhe filloi negociatat me Dhuratën që ajo të jetë pjesë e kompanisë BleroEnt. Dhurata vendosi të bëhej këngëtare profesionale dhe të ndjekë ëndrrën e saj të madhe, duke nënshkruar kontratë menaxhuese me BleroEnt.

Në Tetor 2012, Dhurata Ahmetaj merr pjesë në Zhurma Show 2012 me këngën "Stars Down".

Më datë 20 Gusht 2014, Dhurata Ahmetaj publikon videoklipin "Give It To Me (Golden Eagle Erotic)".

Në Dhjetor 2014, Dhurata Ahmetaj merr pjesë në Zhurma Show 2014 me këngën "Shumë O Ka Ma Don", në bashkëpunim me Blero.

Në vitin 2014, Dhurata Ahmetaj publikon albumin "Dhurata".

Më datë 26 Korrik 2015, Dhurata Ahmetaj publikon videoklipin "Bone Pa Mu". Muzika e këngës u punua nga Seven Saraqi, teksti u shkrua nga vetë Dhurata Ahmetaj, ndërsa për orkestrimin u kujdes Shkumbin Nebihu. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films. Me këtë këngë, Dhurata Ahmetaj merr pjesë në Zhurma Show 2015 në vitin 2015.

Më datë 22 Gusht 2016, Dhurata Ahmetaj publikon videoklipin "Gabim".

Më datë 26 Maj 2017, Dhurata Ahmetaj publikon videoklipin "D".

Më datë 31 Gusht 2018, Dhurata Ahmetaj publikon videoklipin "A Po Vjen". Teksti u shkrua nga Yll Limani.
DËRGOI: