TEKSTESHQIP

Dhurata Aliaj
Skifterat
Lyrics

Oj Prishtinë o qyteti jonë
Qielli i kaltër ty të mbulon
Shumë Skiftera mbi ty fluturojnë
Bijë e bija për liri rrugtojnë
Për Skiftera s'ka asnjë pengesë
Edhe "BIA" e ka lidh një besë

Çdo mahallë jemi shpi për shpi
N'rrugë te parku Agroni ka mrri
Në Emshir coptohen sorrëshkinat
Baci Rexhë po naj shëron trimat
Fllad lirie te blinat në qendër
Ajo erë ma shumë na jep zemër

Lagjet tua korbat i sulmojnë
Kah Gollaku zogjtë po fluturojnë
Jo nuk ndalet rruga që u nisë
Vijnë prej Zllashi Skifterat përditë
Ti na rrite, veç te ti rrijmë
Sa t'jem na shqip flitet n'Prishtinë

Zemra jonë rreh për ty Prishtinë
Për Vranjevc e për Dardaninë
Rrezja ftyrën ty ta ka shëndritë
Çdo Skifter një flamur e ngrit
N'Kolovicë, Breg Dielli, Arbri
Kah shkojmë na vjen era liri

Ti je e bardhë si plisi e bora
Në çdo rrugë për ty fluturova
Sa shumë gjak për ty u fal
Ty lirinë jo s'ka kush ta ndal
Shpi për shpi buzëqeshja tu ka kthy
Nanë Shqipnia shumë u gzu për ty

DËRGOI: