TEKSTESHQIP
Biografia
Diadema eshte Heavy Metal bend nga Prishtina. U formua ne vjeshte te vitit 2001 nga Kombetari dhe Çlirimi, pastaj ka hyre ne grup Albani (bas). Çlirimi nderkohe e ka lene grupin. Kombetari e ka marr per siper fomimin e grupit duke i kerkuar edhe te tjeret anetare.

"Nje mbremje ne Qender Rinore te Prishtines nje grup e mbajti nje koncert edhe pastaj nuk i larguan hiq instrumentet. Me Shpendin (te cilin e njihsha pak edhe me heret) filluam te bejme pak ‘hajgere’. Une duke i ra kitares e ai duke kenduar, e provuam Mama Said dhe mua me pelqej zeri i tij dhe e ftova ne bend. Ai pranoi." – Kombetari

Tani problemi ishte te gjindet nje bumjar. Pas shume testimeve te bumjareve te ndryshem me i pershtatshmi ishte Asimi, sepse kishte pervoje me shum se tjeret. Nderkohe edhe Çlirimi u kthye perseri ne Grup. Pas kompletimit te anetareve, Diadema vazhdoi me ushtrimet ne Qendren e Rinise ku edhe i mbajti koncertet e para. Mirepo shume shpejte filluan te marrin ftesa per pjesemarrje ne koncerte dhe festivale te ndryshme neper Kosove. Diadema nuk mungonin as ne organizimet me te rendesishme, si: ne naten e veqante te promovimit te "Kalimi i Urave" ne Prishtine, festivali "Kalimi i Urave" ne Peje, "Rock per Rock 2002″, etj. Poashtu kane bere edhe intervista te ndryshme neper gazeta, revista, Radio dhe TV.

Ne Korrik te vitit 2002, Albani largohet nga bendi. Me vone basisti i ri eshte Alberti nga Peja me te cilin grupi njoftohet gjate Festivalit "Kalimi i Urave".

Ne Nentor 2002, Asimi largohet nga bendi per shkak se don te merret me zhanre tjera muzikore. Bumjari i ri i grupit Diadema eshte Violandi, te cilin bendi e njihte edhe me heret si kolege.

Viti 2003 ka qene nje vit me i heshtur i grupit. Diadema ka marre pjese vetem ne disa organizime me te medhaja si psh: "Rock per Rock 2003″, etj. Antaret e Diademes e kane shfrytezuar kete "pauze" per t’i kompletuar kenget per albumin e pare.

Viti 2004 vazhdon gjegjesisht ne kompletimin e kengeve. Perseri nuk mungon pjesemarrja ne disa manifestime: "Rock Evolution per vitin e ri", "Festari 2004″ etj. Ne tetor filluan inçizimet finale te albumit ne studio ne te cilin pas nje kohe te gjate ende jane duke punuar.

Ne vitin 2007, Diadema ka anetarin e ri ne tupana, Granitin.

Antaret:
Kombetar – Lead Gitare
Clirim – Gitare ritmike
Shpend – Vokal
Ablert – Bas Gitare
Granit – Bateri