Diella Çitaku, ka lindur më 13. 5.1979 në Prishtinë. Jeton në Prishtinë. Ka mbaruar studimet në Komunikim Masiv-drejtimi gazetari. Po ashtu është duke e përfunduar masterin po në këtë drejtim. Një kohë ka punuar si gazetare, në gazetat e përditshme, ”Dita”, pastaj në “24 orë”, dhe në gazetën “Rilindja”. Po ashtu disa vite ka punuar si përkthyese në Ministrinë e Administratës Publike. Poezi ka filluar të shkruaj që nga shkolla fillore. Ka marrë pjesë në shumë aktivitete letrare. Është anëtare e klubit letrar “Naim Frashëri” të Fushë Kosovës. Gjatë paraqitjeve të saj u nderua me çmime. Në vitin 1994 është vlerësuar me çmimin e parë me poezi, në aktivitetin “Ditët e Rinisë” me poezinë “Kati i shtatë”. Në vitin 2013 në konkursin letrar “Dita Poetike Durrsake” u vlerësua me çmimin e tretë me poezinë ”Rrugës sime”. Ndërsa në vitin 2014 aktivitetin letrar të Qendrës Kombëtare të Poetëve” Gjakova”, në konkursin e poezisë” Në rrugëtim me Yllka Domin, poete dhe dëshmore është vlerësuar me çmimin e tretë me poezinë ”Shtegu i Fshehur”. Në aktivitetin letrar gjithëkombëtar ”Malli Poetik i Kosovës” i organizuar nga Shoqata e shkrimtarëve “Naim Frashëri” e Fushë Kosovës në vitin 2015,u vlerësua me çmimin e tretë me poezinë “Eklips i vetes”. Pastaj në vitin 2016 në orën letrare të mbajtur në Lipjan, të organizuar nga Klubi Letrar ”Fazli Grajçevci” i po këtij qyteti është shpërblyer me çmimin e parë. Në konkursin letrar “Fjala Poetike 2017” poezia e saj u zgjodh për antologji në mesin e 100 poezive nga 1000 poezitë konkurruese. Po ashtu në maj të këtij viti në orën letrare “Në rrugëtim me Yllka Domin, poete dhe dëshmore” të organizuar nga Qendra Kombëtare e Poetëve Gjakova, poezia e saj e titulluar “Galaksi shpirti” është vlerësuar me çmimin e parë. Libri ”Mjegulla ka sy” dhe “Brenga e uritur “janë përmbledhja e parë poetike.