TEKSTESHQIP
Biografia
Diellza Dobroshi është një këngëtare e re që po shijon hapat e saj drejt suksesit. Posedon një stil të veçantë të të kënduarit gjë që e bën të dallohet nga këngëtarët e tjerë.

Në moshën 11 vjeçare, incizoi një CD me disa këngë cover të këngëtarëve të huaj. Donte qe kjo CD te ishte kolona zanore e një lloj albumi fotografish private, por pas ca kohësh Enis Presheva dëgjoi këtë demo dhe i ofroi të bëjë një këngë për të.

Kështu në moshën 13 vjeçare incizoi këngën e parë "Kur koha nuk mjafton".

Në Qershor 2011, Diellza Dobroshi merr pjesë në Top Fest 8 me "Kam Diçka Qe Duhet Ta Them", një këngë e zhanerit pop/soul dhe që arriti të përformonte live. Në këtë periudhë lindi edhe ajo dëshira e flaktë për të dalë në skenë dhe për t'u marrë me muzikë/art profesionalisht.
Komente 0