TEKSTESHQIP
Biografia
Dije Lohaj lindi në Shkup në vitin 1965, aty përfundoi vetëm dy klasë të fillores, pasi familja e saj u shpërngul në Ferizaj. Pas përfundimit të shkollimit fillor dhe të mesëm në Ferizaj, në vitin 1983, si aktiviste e çështjes kombëtare pushteti serb e dënoi me 3 vite heqje lirie, kur ishte vetëm 18 vjeç. Pasi mbaroi burgun, u regjistrua në Shkollën e Lartë Teknike në Ferizaj. Për dy provime, komitetlinjtë e atëhershëm ia mohuan të drejtën për studime, duke e konsideruar “të papërshtatshme politikisht”.

Në vitet e nëntëdhjeta regjistroi studimet në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës. Pas një procesi gjyqësor në Ferizaj, më 1997, policia serbe lëshoi flet arrest me akuzën “ndihmë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Atë vit, gjykata serbe në Prishtinë e dënoi me dy vite e gjysmë burg në mungesë, prandaj Dija ishte e detyruar të jetoi ilegalisht në Prishtinë derisa u arratis në Tiranë deri në çlirimin e vendit.

Në vitin 1999, pas çlirimit të Kosovës, Dija u kthye në Kosovë, ku i përfundoi edhe studimet. Tani punon si profesoreshë e gjuhës dhe e letërsisë shqipe në shkollën fillore “Gjon Serreçi” në Ferizaj. Ka botuar librat poetikë “Ëndrrat për atdheun”, (2009), “Cunamët ua solla unë” (2013), dhe “Gjëma e paqes” (2015). “Ora e prishur e dheut” është libri i katërt poetik i cilin do të botohet së shpejti.
Komente 0