Dylan ka filluar të merret me muzikë që në moshën dy vjeçe e gjysëm, ku është dalja e tij e parë në festivalin Celësi i Artë, i vlerësuar me çmimin e publikut. Nga mosha 4-12 vjeçare ka qenë pjesëmarrës në festivalet e femijëve në Shkodër, Tiranë dhe Shkup. Fitues i shumë çmimeve të para. Në 22 Prill 2011, kur ishte vetem 13 vjec mbajti koncert recital me këngët e Vaçe Zelës në TOB, Tiranë. Në vitin 2015, Dilan Reka ishte finalist në X Factor Albania 4. Ne 2016, Dilan publikon videoklipin "Naked". nje kenge Electronic Dance ne gjuhen angleze. Muzika dhe orkestrimi i këngës janë punuar nga Darko Dimitrov.
Në Dhjetor 2016, Dilan Reka merr pjesë në Festivali i 55-të në RTSH me këngën "Mos Harro" ku doli ne top 3 dhe ishte kenga favourite nga fansat e Europes. Chaparrita ishte kenga qe u pelqye shume nga publiku. Me ritme latine dhe me nje stil ndryshe arriti te terhiqte vemendjen. Ne vitin 2022 sjell projektin e tij te ri So tu Ma ni shkruar dhe kompozuar nga Dylan. Ndersa projekti i tij i fundit
"Kenga Magjike" 2024 me kengen Froni- Muzika nga Dylan dhe Jeris Kaso, Teksti nga Dylan dhe Jeris Kaso. Produksioni, Mix master beat Jeris Kaso. Enzima Music quhet kanali zyrtar ku Dylan pritet te publiloje projektet e reja ne bashkepunim me producentin Jeris Kaso.