>
BIOSHQIP
Biografia
Ai ka filluar të merret me muzikë që në moshën dy vjeçe e gjysëm, ku është dalja e tij e parë në festivalin Celësi i Artë, i vlerësuar me çmimin e publikut. Nga mosha 4-12 vjeçare ka qenë pjesëmarrës në festivalet e femijëve në Shkodër, Tiranë dhe Shkup. Fitues i shumë çmimeve të para.

Në Dhjetor 2002, Dilan Reka, Dora & Gerona marrin pjesë në Ylberi 2002 me këngën "Tinki Wynki".

Në Dhjetor 2003, Dilan Reka merr pjesë në Ylberi 2003 me këngën "Beni Biznesmeni".

Në Dhjetor 2003, Dilan Reka, Gerona Karabashi & Dora Bakiu marrin pjesë në Ylberi 2003 me këngën "Na Lini Bashkë Të Tre".

Në Dhjetor 2005, Dilan Reka merr pjesë në Ylberi 2005 me këngën "Si Luani Do Të Bëhem".

Në vitin 2006, Dilan Reka merr pjesë në Ylberi 2006 me këngën "Elefanti Tolerant".

Në vitin 2006, Dilan Reka merr pjesë në Ylberi 2006 me këngën "Sa Më Mungon".

Në Dhjetor 2010, Dilan Reka merr pjesë në Ylberi 2010 me këngën "Mirënjohje".

Në 22 Prill 2011, mbajti koncert recital me këngët e Vaçe Zelës në TOB, Tiranë.

Në Maj 2013, Dilan Reka merr pjesë në Top Fest 10 me këngën "Si Nje Zjarr Vjen Ti".

Në vitin 2015, Dilan Reka ishte finalist në X Factor Albania 4.

Në Dhjetor 2015, Dilan Reka merr pjesë në Festivali i 54-të në RTSH me këngën "Buzëqesh".

Më datë 2 Mars 2016, Dilan publikon videoklipin "Naked". Muzika dhe orkestrimi i këngës janë punuar nga Darko Dimitrov.

Në Dhjetor 2016, Dilan Reka merr pjesë në Festivali i 55-të në RTSH me këngën "Mos Harro".

Më datë 18 Shtator 2017, Dilan publikon videoklipin "Fixim". Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Petro Xhori, ndërsa për orkestrimin u kujdes Dj Jojo.

Më datë 30 Dhjetor 2017, Dylan publikon videoklipin "Chaparrita". Muzika e këngës u punua nga Alandy, teksti u shkrua nga Gent Fatali. Videoklipi u prodhua nga MAX Production.

Më datë 6 Qershor 2018, Dylan publikon videoklipin "Ça I Bone Vetes". Teksti u shkrua nga Dilan Reka. Videoklipi u prodhua nga Fullmoon Production.

Në Dhjetor 2018, Dilan Reka merr pjesë në Festivali I 57-Të Në Rtsh me këngën "Karma", me muzikë të Gridi Krajës dhe tekst të Florian Zykës. Kënga i dedikohet çdokujt të zhgënjyer në jetë nga ata që i kthyen kurrizin në ditë të vështira, e këto të fundit nuk mund t’i shpëtojnë pasojave të karmës, çfarë do të sjellësh në univers do të të kthehet mbrapsht.

Në Shtator 2019, Dylan merr pjesë në Kënga Magjike 2019 me këngën "A Mjaftoj Unë Pa Ty".

Më datë 11 Janar 2020, Dylan publikon videoklipin "Shotgun". Muzika e këngës u punua nga Darko Dimitrov, teksti u shkrua nga Rozana Radi & Dylan, ndërsa për orkestrimin u kujdes Darko Dimitrov.

Më datë 11 Nëntor 2022, Dylan publikon videoklipin "S'o Tu Ma Ni". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Dylan.