>
BIOSHQIP
Biografia
Diona eshte rritur dhe lindur ne Britani Te Madhe, por aspak nuk e la anash gjuhen shqipe. Dhe gjithashtu flet nje gjuhe mjaft te embel. Bukuroshja shqiptare e cila jeton në Londër, është e fokusuar në studimet e saj për artin skenik, çka ka bërë që ajo të mos jetë e pranishme në skenën muzikore pas verës për një kohë të pacaktuar. Diona Fona është këngëtare e re e cila u njoh fillimisht për “covers” të hiteve të mëdha botërore ku ajo vuri në pah kualitetet e saj vokale. Këngët e saj po dëgjphen shumë dhe rruga e saj drejt majes së skenës muzikore shqiptare është hapur. Këngëtarja konsiderohet si një prej yjeve të së ardhmes në skenën muzikore shqiptare, duke parë edhe ndërrimin e gjeneratës dhe fokusin e këngëtareve tona për një lansim në tregun ndërkombëtar, që ka bërë që skenë të mbetet bosh pa këngëtare femra. Këngë pas kënge ajo vazhdon që të tregojë se është një risi, diçka që nuk kemi parë në skenën muzikore shqiptare.

Më datë 17 Maj 2017, Diona Fona publikon videoklipin "Havera". Muzika e këngës u punua nga Big Bang, teksti u shkrua nga Gjiko, Diona Fona.

Më datë 1 Gusht 2017, Diona Fona publikon videoklipin "Shootah". Muzika e këngës u punua nga Big Bang, teksti u shkrua nga Gjiko, Diona Fona. Është një muzikë infektuese pop e plotësuar me disa elemente të muzikës ‘dancehall’ dhe EDM, që na kujton kantautoren nga Kosova, Era Istrefi dhe hitin e saj të madh “BonBon” të lansuar në vitin 2016. Videoklipi ku Diona shfaqet me plot stil është punuar nga regjisori, Valon Aziri, kurse për flokët e grimin janë përkujdesur Sellma dhe Kaci, ndërsa për ‘stylingun’, Donjeta Macula.

Më datë 13 Dhjetor 2017, Diona Fona publikon videoklipin "Shy". Muzika e këngës u punua nga Big Bang, teksti u shkrua nga vetë Diona Fona.

Më datë 1 Shkurt 2018, Diona Fona publikon videoklipin "Ikim". Muzika e këngës u punua nga Florent Boshnjaku, teksti u shkrua nga vetë Diona Fona. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films.

Më datë 13 Korrik 2018, Diona Fona publikon videoklipin "Veç Fjale". Kënga është realizuar nga “Redbox Entertainment” gjersa për “beat” është përkujdesur Granit Dërguti. Teksti u shkrua nga vetë Diona Fona. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films.

Më datë 21 Nëntor 2018, Diona Fona publikon videoklipin "Feeling". Teksti u shkrua nga Yll Limani.

Më datë 22 Shkurt 2019, Diona Fona publikon videoklipin "E Ke Dit" dhe ashtu si këngët e kaluara, ajo rrëmbeu vëmendjen e adhuruesve të muzikës moderne shqiptare. Me shumë ritëm dhe pozitivitet, si çdo këngë edhe ky projekt karakterizohet nga Diona që shfaqet tejet ekstravagante në këtë videoklip. Më bukur se kurrë, kësaj radhe Diona shfaqet edhe në një pjesë në repturë në anglisht duke treguar shkathtësinë tjetër të saj, e që vërtet i përshtatet stilit të saj. Projekti është punuar në muzikë nga K Master, ndërkaq teksti është punuar nga vet Diona dhe Erion Dragidella. Kënga kësaj radhe është realizuar në studion e PINT dhe videoklipi është punuar nga Imagine Films. Ky projekt i paraprin lansimeve të reja të këngëtares që do të vijnë në muajt në vijim.

Më datë 13 Qershor 2019, Diona Fona publikon videoklipin "Bella Vita". Muzika e këngës u punua nga Big Bang (Arbër Gjikolli), teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Big Bang (Arbër Gjikolli). Videoklipi u prodhua nga kompania Imagine Films.

Më datë 28 Gusht 2019, Diona Fona publikon videoklipin "Katalea". Muzika e këngës u punua nga Berato, ndërsa teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi. Produksioni audio u realizua nga Dj Cekic & Big Bang (Arbër Gjikolli).

Më datë 31 Tetor 2019, Diona Fona publikon videoklipin "Ti Je", në bashkëpunim me EAZ. Teksti i këngës u shkrua nga EAZ. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films, ndërsa produksioni audio u realizua nga Dj A-Boom.

Në Maj 2020, Diona Fona merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 20 me këngën "Ti Je", në bashkëpunim me EAZ.

Më datë 14 Qershor 2020, Diona Fona publikon videoklipin "Baje". Teksti i këngës u shkrua nga Yll Limani & Diona Fona.

Më datë 18 Tetor 2020, Diona Fona publikon videoklipin "Xhani".

Më datë 17 Prill 2021, Diona Fona publikon videoklipin "Sheqer". Videoklipi u prodhua nga Imagine Films, ndërsa produksioni audio u realizua nga Panda Music.

Më datë 31 Maj 2021, Diona Fona publikon videoklipin "Fire", në bashkëpunim me ZieZie. Produksioni audio u realizua nga BledBeats.

Më datë 12 Gusht 2021, Diona Fona & Marin publikojnë videoklipin "Pistole". Produksioni audio u realizua nga Panda Music.

Më datë 10 Nëntor 2021, Diona Fona publikon videoklipin "A Jena".

Më datë 13 Prill 2022, Cricket & Diona Fona publikojnë videoklipin "Dikur". Për muzikën e këngës kanë punuar bashkarisht Cricket, Diona Fona & Endrit Mumajesi, ndërsa tekstin e shkroi Endrit Mumajesi. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films, ndërsa produksioni audio u realizua nga vetë Cricket.

Më datë 19 Maj 2022, Diona Fona publikon videoklipin "Mama". Teksti i këngës u përgatit nga vetë Diona Fona, teksa për arranzhimin u kujdes Deard Sylejmani. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films, ndërsa produksioni audio u realizua nga Deard Sylejmani.

Më datë 30 Qershor 2022, Diona Fona publikon videoklipin "Zari".

Më datë 3 Dhjetor 2022, Romeo & Diona Fona publikojnë videoklipin "Amante". Tekstin e këngës e punuan në bashkëpunim Romeo Veshaj, Elgit Doda & Diona Fona. Videoklipi u prodhua nga Fullmoon Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Elgit Doda.

Më datë 29 Janar 2023, Diona Fona publikon videoklipin "Dimer", në bashkëpunim me ART. Kënga vjen e realizuar në bashkëpunim, ku Diona Fona & Art Jashari kanë realizuar bashkë muzikën dhe tekstin e kësaj kënge. Videoklipi u prodhua nga Sekuencë, ndërsa produksioni audio u realizua nga Deard Sylejmani.

Më datë 14 Maj 2023, Diona Fona publikon videoklipin "Po Pi", në bashkëpunim me Majk. Kënga vjen e realizuar në bashkëpunim, ku Cricket, Endrit Mumajesi & Majk kanë realizuar bashkë muzikën, ndërsa për tekstin e kësaj kënge janë kujdesur Endrit Mumajesi & Majk. Videoklipi u prodhua nga Fullmoon Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Cricket.

Në Maj 2023, Romeo & Diona Fona marrin pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 20 me këngën "Amante".

Më datë 19 Korrik 2023, Diona Fona & Lumi B publikojnë videoklipin "Bounce". Kënga vjen e realizuar në bashkëpunim, ku Diona Fona, Lumi B & Rron Kai kanë realizuar bashkë muzikën dhe tekstin e kësaj kënge. Videoklipi u prodhua nga kompania Sekuencë.

Më datë 27 Dhjetor 2023, Diona Fona publikon videoklipin "Falma". Kënga vjen e realizuar në bashkëpunim, ku Diona Fona, Rron Kai, Marco Tolo & Deard Sylejmani kanë realizuar bashkë muzikën, ndërsa për tekstin e kësaj kënge janë kujdesur Diona Fona & Rron Kai. Videoklipi u prodhua nga Sekuencë, ndërsa produksioni audio u realizua nga Marco Tolo & Deard Sylejmani.